Diaspora nga Shqipëria duhet të angazhohet politikisht ashtu si vepron diaspora kosovare

Diaspora nga Shqipëria duhet të angazhohet politikisht  ashtu si vepron diaspora kosovare
Diaspora nga Shqipëria duhet të angazhohet politikisht  ashtu si vepron diaspora kosovare

Skender Kapiti

  • 14 January 2025 - 09:22

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Ishte diaspora e shqiptarëve nga Kosova ajo e cila për dhjetra vite mbajti dhe ndihmoi financiarisht dhe ekonomikisht familjet dhe popullsinë shqiptare në Kosovë duke mos lejuar pastrimin etnik të saj nga krimi, shovinizmi dhe genocidi serb.Ishte diaspora kosovare ajo që mbajti shtetin paralel antijugosllav e antiserb të udhëhequr nga Ibrahinm Rugova. Ishte diaspora kosovare ajo që lobonte fuqishëm në perendim për cështjen shqiptare. Ishte diaspora kosovare ajo e cila mbështeti dhe financoi luftën clirimtare të UÇK-së, si dhe ishin mijra vullnetarë që erdhën nga diaspora dhe që luftuan për clirimin e Kosovës, dhe është po diaspora kosovare ajo që angazhohet fort politikisht për ndryshimin, për rotacionin politik dhe për ndëshkimin e politikës së vjetër dhe të korrupsionit.

 

Në Shqipëri politika, demokracia dhe tranzicioni mbahen peng nga politika e vjetër dhe korrupsioni i saj.Tani po flitet shumë se diaspora do të marrë pjesë fort në zgjedhjet e vitit 2025.Mirëpo nëse diaspora vjen dhe voton politikën e vjetër shqiptare,pra nëse ajo vjen e voton partitë e vjetra politike dhe liderët e tyre, nese ajo voton dhe nuk mbështet politikën e re, atëhere cfarë ndryshimi do sillte vota e diasporë në Shqipëri, nëse riciklohen po ata politikanë dhe po ajo politikë? Diaspora shqiptare duhet të angazhohet politikisht me një parti të sajën,ose në mbështetje të një politike të re antitranzicion dhe antikorrupsion dhe jo të mbushë sallat me tubime e takime me politikanë të partive të vjetra, pra jo të mbështesë e të votojë atë politikë korrupsioni ,hajdutërie e papërgjegjgjshmërie në Shqipëri prej së cilës shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria. Diaspora të mbështesë një politikë të re, duke ndikuar edhe te të afërmit e tyre që jetojnë në Shqipëri që të votojnë ndryshe dhe për ndryshimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".