Kësaj elite halabakësh deputetësh i intereson rroga dhe përfitimet që u mundëson mandati për të bërë lloj-lloj pazaresh

Kësaj elite halabakësh deputetësh i intereson rroga dhe përfitimet që u mundëson mandati për të bërë lloj-lloj pazaresh
Kësaj elite halabakësh deputetësh i intereson rroga dhe përfitimet që u mundëson mandati për të bërë lloj-lloj pazaresh

Skender Kapiti

  • 16 January 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Skënder Sadri KAPITI

Qytetarët në Kosovë me të vërtetë shqetësohen dhe pyesin se a e meritojne ish-deputetët e Kosovës që garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit votën e tyre duke marr për bazë mandatin 4 vjecar të deri më sotëm.Deputetët janë përfaqësues të popullit, dhe shkojnë në parlament me pretendimin se ata janë zgjedhur për ti shërbyer demokracisë, ligjbërjes dhe llogaridhënies së tyre para elektoratit, dhe si të tillë në premtime e pretendime, ata duhet të jenë elita më e mirë kombëtare që punon për interesin kombëtar.

 

-Këtë detyrë,atë të përzgjedhjes së kësaj elite deputetësh e kanë për detyrë që ta realizojnë partitë politike shqiptare, por që fatkeqësiasht dhe mjerisht në parlament shumica e deputetëve shkojnë nga ata që i përzgjedh kryetari i partisë, ata që duhet t’i binden dhe të jenë servilë direkt të tij, si dhe servilët e spiunët rreth elitës servile të kryetarit.

Dhe në realitet si deputetë shkojnë në parlament ata që kane si aftësi injorancën, pabesinë, mashtrimet dhe interesin e ngushtë personal, familjar dhe servilizmin e korrupsionin politik.

Kësaj elite halabakësh deputetësh i intereson rroga, avantazhet dhe përfitimet që u mundëson mandati i deputetit për të bërë lloj-lloj pazaresh e allishverishesh të dëmshme edhe kombëtarisht vetëm për përfitime personale, dhe prandaj atyre as që u interson interesi i përgjithshëm dhe ai kombëtar, gjë e cila vertetohet edhe nga mungesat e shumta të tyre edhe në seanca kur duhen domosdoshmërisht votat e tyre per vendime parlamentare shumë të rëndësishme, sic është rasti ku nga papërgjegjshmëria e deputetëve nuk u miratuan 9 Marrëveshje Ndërkombëtare nga mungesat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Këtyre lloj të deputetëve nëse Partitë, qoftë nga opozita dhe pozita, në qoftëse ato parti i mandatojnë si kandidatë për deputetë , do ishte mirë që këta t’i skualifikonte votuesi kosovar, duke mos i votuar ata, pra do ishte mirë që votuesi kosovar atyre t’u bënte Veting-un politik.

Pra votuesit dhe simpatizantët e partive politike do bënin mirë që duke i eliminuar nga karriera politike këta politikanët e tillë nga partitë e tyre, ata do i bënin kështu Veting-un partive politike në Kosovë.Dhe me këtë rast , në përgjigje të pyetjes për këtë tematikë bërë sakt dhe me të drejtë nga Redaksia e Gazetës kombëtare “KOSOVA SOT” unë po i bëj këtë thirrje si votuesve në Kosovë por edhe atyre në Shqipëri që në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 në Kosovë dhe të atyre të 11 Majit 2025 në Shqipëri që: ”Mos i votoni kandidatët e papërgjegjshëm, xhambazët, as injorantët dhe sidomos ata me rekorde korrupsioni, tradhtie e hajnije”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".