Gjatë administratës Biden, Kosova nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë

Gjatë administratës Biden, Kosova nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë
Gjatë administratës Biden, Kosova nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë

Blerim Burjani

  • 18 January 2025 - 08:32

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Administrata Biden kishte prioritet diçka tjetër: Ndarjen e Serbisë nga politika dhe ndikimi i Rusisë. Realisht, kjo përpjekje dështoi. Tentativa për të arritur këtë qëllim përmes "ledhatimit" të Serbisë ishte pa dobi, pasi nuk solli përfitime konkrete. Përderisa u tentua barazimi i palëve në dialog, politika e Biden nuk arriti të zgjidhte problemin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

-Ndërkohë, Kurti luajti rolin e tij dhe riktheu veriun nën sovranitetin e Kosovës. Serbia, në anën tjetër, arriti disa qëllime në politikën e jashtme: nuk u nda nga ndikimi dhe ekonomia ruse, forcoi marrëdhëniet ekonomike me Kinën dhe refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ironikisht, Kosovës iu vendosën sanksione nga BE-ja, duke u konsideruar si një palë nxitëse dhe jo bashkëpunuese. Rasti i Banjska-s u trajtua duke akuzuar vetëm një individ dhe jo shtetin serb, ndërsa rasti i "Iberlepencës" mbeti i pazbardhur. Serbia, nga ana e saj, mohoi çdo ndërhyrje në Ujman. Epilogu i këtyre çështjeve ishte zero.

Gjatë administratës Biden, Kosova nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë. Si rezultat, normalizimi dështoi dhe situata u kthye në atë të vitit 1999, por tani me një dallim të rëndësishëm: sovraniteti i veriut është nën kontrollin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".