Migrimi i trurit mjaftë shqetësuese për shoqërinë tonë!

Migrimi i trurit mjaftë shqetësuese për shoqërinë tonë!
Migrimi i trurit mjaftë shqetësuese për shoqërinë tonë!

Nijazi Halili

  • 18 January 2025 - 23:50

Shkruan: Nijazi Halili

Mjaftë shqetësuese, një sondazh i fundit mbi emigracionin mes të rinjve ngre alarmin për rrezikun që i kanoset vendit, nga shkalla e lartë e emigrimit të trurit.

Rreth 90% e të rinjve që studiojnë mjekësi, informatikë dhe inxhinieri duan të largohen.

Sipas kësaj anketë të prezantuar nga ekspertë të çështjeve demografike, gati 80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. Ndërkohë, 94% e të rinjve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen.

Ekspertët Ilir Gëdeshi dhe Rusell King prezantuan rezultatet e anketës me 1650 studentë me moshë mesatare 22 vjeç.

Sipas z.Gëdeshi, synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre. Nga njëra anë, ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. “Në një studim tjetër të botuar në 2018, treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%.

Por, kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç ( me 71.2% e të anketuarve që duan të emigrojnë) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar. Tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit”.

Kur duan të emigrojnë studentët?!

Të dhënat e anketës tregojnë se 7% e studentëve që duan të emigrojnë dëshirojnë të ikin nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.

Si përfundim mendoj se fenomen shqetësues po ndodhë edhe në Kosovë, kur dihet se vendi ynë po përballet me një gjendje të rend ekonomike e politike e cila jep pak shpresë për të rinjët tanë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".