
Diktaturat dhe luftimi i tyre?!


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Me rënjën e murit të Berlinit dhe më rrënimin e ish Bashkimit Sovjetik nga reformatori Mihael Gorbaqov, është menduar më të drejtë se ka përfunduar epoka e diktaturave në Evropë.Por , po shihet së nuk doli bash ashtu.Neodiktaturat prap janë vu në veprim, për të kther nese kanë mundësi epokën më të ërrët të njerëzimit. Rusi ,Vladimir Putin bashkë më disa diktatorë të vegjël, është duke bërë qmos, që shtetet e dala nga Bashkimi Sovjetik ti kthen në gjirin e saj.Shtrohet pyetja logjike, a nuk është invazioni ushtarakë rus mbi Ukrainën sovrane një tentim i tillë?
Çdo logjikë flet se po.Me mësimet e Putinit në Ballkan po vepron edhe presidenti serb, Aleksander Vuqiqi, i cili po tenton kthimin ish-Jugosllavisë por tash, më pretendim më të vogël, ku do të hyjshin Mali i Zi, Bosnja ,Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nese jo në plotëni, pjesë të këtyre shteteve më shumicë serbe.Pretendimi rus në Evropë dhe pretendimi serb në rajon, si dhe lufta në Gaza ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, e kan pru Evropën në mes të një stuhie historike.Ky uragan i keq nuk ngjallë sigurishtë diqka të mirë , pos zëmërim , urrejtje dhe frikë.Sigurisht se këto luftëra dhe pretendimet për lufta të tjera në Ballkan , kanë shqetësuar shumicën e popujëve liridashës në botë.Dhe, kjo është plotësisht në rregull.Ka raste në histori kur frika është reagimi më i arsyeshëm. Ka raste në histori kur frika është e nevojshme për të na shtyrë në veprim.Kemi shumë arsye për frikësim dhe kemi shumë arsye për veprim ndaj të keqës se madhe që po na kërcënon.Me regjimin në Rusi , sikurishtë së nuk pajtohen shumica e rusëve atje, por ende po kan frikë për ta rrëzuar një dictator mizor siq është Vladimir Putin.Ne Ballkan kemi Serbinë diktatoriale të Vuqiqit, dhe Hungarinë, e Orbanit.Nese Putinit nga mbrenda ende nuk i ka shpërthyer situata e ekzistojnë pa kënaqësi të mëdha , Vuqiqit po i vlonë kazani nga protestat masive studentore dhe të opozitës në Serbi.Qeveritë antidemokratike duhet rrëzuar më grusht shtet, që nuk do të thotë gjithmonë me tanke në rrugë.Shumë grusht shtete në histori janë kryer pas dyerëve të mbylluara , dhe në kohën kur njerëzit e kuptuan kuptimin e saj, e për disa ishte vonë për rezitencë.Truku i diktaturave është se ata se pari më mjeshtri e përdorin ligjin për të ardhur në pushtet, e pastaj përdorin fuqinë e tyre për të përkulur ligjin.Natyrishtë së për tu mbrojtur demokracia , e për tu luftuar diktatura janë qytetarët.Demokracia pos tjerash, është një marrëveshje sipas së cilës qytetarët duhet të respektojnë vendimet e pushtetit, me kusht që pushteti të respektojë liritë themelore të qytetarëve.
Kur njëra palë thyen marrëveshjen, pala tjetër nuk duhet të vazhdojë të përmbushë pjesën e saj. Kur qeveria përpiqet të vendosë një diktaturë, qytetarët lejohen të rezistojnë. Ky është një test historik për qytetarët që ti rrëzojnë diktatorët në shtetet e tyre .Njerëzit gjendet para një sprove , që nëse nuk dëshirojnë të dështojnë , duhet të veprojnë , mos të pranojnë kapitulimin para asnjë diktatori.Nuk është koha për heshtje , por është koha për qytetarët në këto vende, dhe për botën demokratike që ta përmbysin këtë heshtje ndaj veprimve të diktatorëve që po ju sjellim zullume popujve të tyre , pastaj po rrezikojnë edhe popujtë tjerë për rreth dhe më gjerë.Mos të lejohet që e gjithë bota të kthehet në një diktaturë…!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".