
Serbia vepron ashtu siç i thotë Putini


Nue Oroshi
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Unë mendoj se politika e BE dhe ajo e Amerikës oordinohen në mes vete për hapat politikë që bajnë e në veçanti marrëveshjet politike. Më të zëshmit janë amerikanët për faktin se politika e Kosovës një pjesë e saj janë pak më të ndëgjushëm nga këshillat e politikës amerikane se sa asaj Evropiane.
-Por në këtë aspekt mendoj se problemi nuk është as Politika e Kosovës, as ajo e BE dhe as ajo e Amerikës. Problem është politika e Serbisë e cila nuk njeh fare dialog. Ajo lëshon pe vetëm kur kërcnohet seriozisht. Kjo ndodhë për faktin se Serbia ende është e ndikuar nga politika ruse e Putinit dhe vepron ashtu siç i thotë Putini.
Sado që BE dhe Amerika janë duke e përgdhelur Serbinë për ta afruar afër BE, është paksa e vështirë për faktin se mentaliteti politik i Serbisë është mentalitet i politikës ruse. Por fatkeqësisht politika jonë nuk është e aftë që të punoj në mënyrë shkencore që të afroj materialet historike dhe kulturore politikës Evropiane dhe asaj Amerikane për gjenocidet shekullore të Serbisë mbi kombin tonë shqiptarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".