Asociacioni është një kancer

Asociacioni është një kancer
Asociacioni është një kancer

Nue Oroshi

  • 25 January 2025 - 08:07

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Asociacioni i komunave serbe në Republikën e Kosovës është një kancer që do t´ia shohin sherrin historikisht edhe shumë breza. Ai asociacion është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe nuk duhët të jetë pjesë e bisedimeve.

 

-Politikanët tanë duhet të marrin shembuj se si trajtohën të drejtat e pakicave në shtetët demokratike Evropiane. Le të marrin disa shembuj se si trajtohen të drejtat e pakicave në Gjermani, Angli, Itali apo edhe Amerikë dhe lë të veprojnë edhe ne në atë mënyrë. Ta zëmë danezët që jetojnë në Republikën e Schleswig Holsteinit nuk kërkojnë asociacion të Komunave Daneze në Gjermani por janë të kënaqur me shkollat në gjuhën e tyre, janë të kënaqur me vendët e punës që ju afrohen atyre, janë të kënaqur me pjesëmarrje politike ku kanë 3 deri në 4 deputet në Parlamentin e Schleswiig Holsteinit.

Pse Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës nuk e merr këtë model politik dhe t´iu afron në bisedime të drejta pakicës serbe ashtu siç i ka afruar Gjermania pakicës daneze. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës duhet të gjej mënyrën që më i vëndos para aktit të kryer bashkëbiseduesit Evropian në Bruksel dhe me ju thanë qartë. Atë që e keni bërë ju ndaj pakicave në shtetët e juaja po e afrojmë edhe ne ne Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".