
Gati sikur të ishte një ligj i natyrës, në çdo shekull lind një fuqi për t’i dhënë forcë sistemit ndërkombëtar!


Nijazi Halili
Shkruan: Prof.dr Nijazi Halili
Gati si të ishte një ligj i natyrës, duket se në çdo shekull shfaqet një vend me fuqinë, vullnetin dhe forcën lëvizëse intelektuale e morale për t´i dhënë formën tërë sistemit ndërkombëtar, në përputhje me vlerat e veta. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë Franca, nën kardinalin Risheljë, futi konceptin bashkëkohor në marrëdhënie ndërkombëtare, të bazuar në kombin shtet dhe të motivuar nga intersat kombëtare si qëllim i fundit. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, Britania e Madhe krijoj konceptin e ekuilibrit të forcës, që dominoj diplomacinë evropiane në 200 vjetët që do të pasonin. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Austria e Meternikut (Metternich) rindërtoi Koncertin e Evropës dhe Gjermania e Bismarkut (Bismarck) e prishi atë, duke e futur diplomacinë evropiane në luftën e ftohtë të politikës së forcës.
Në shekullin njëzet asnjë vend tjetër nuk ka ndikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare në mënyrë aq të vendosur dhe në të njëjtën kohë aq ekuivoke, sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka shoqëri që të ketë këmbëngulur më tepër në mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve tjera dhe të ketë mbrojtur me aq pasion idenë se vlerat e saj janë të zbatueshme në shkallë universale. Te dy shkollat e mendimit amerikan, ajo e Amerikës si fanar dhe ajo e Amerikës si kryqëzat e përfytyrojnë një rend të përgjithshëm ndërkombëtar të bazuar në demokracinë, tregtinë e lirë dhe të drejtat ndërkombëtare si diçka normale.
Megjithatë skepticizmi i të huajve asnjëherë nuk e ka errësuar idealizmin e Udroi Uillson (Woodrow Wilson), Fanklin Ruzveltit apo Ronald Reganit (Regan) dhe sigurisht, të gjithë presidentëve të tjerë amerikan të shekullit njëzet. Në mos po, ai ka nxitur besimin Amerikës se historia mund të kapërcehet dhe se, në rast se bota do me të vërtet paqe, ajo duhet të zbatojë recetat e moralit amerikan. Henry Kissinger, Diplomacia!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".