
PËR RIÇARD GRENELLIN SHQIPTARËT DUHËT JETOJNË VETËM NËSE JANË PRO BEOGRADIT!


Prof. dr. Hakif Bajrami
Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
-Është aksiomë se dy të vërteta nuk mund të qëndrojnë në armiqësi!
Nuk jam unë ai që kam fuçi për të polemizuar me Riçard Grenellin, por kam të drejtë morale t` ia përplasi në fytyrë sikurse Riçard Hollbrukut kur i thash më 1998 se: Nuk jemi terrorista; nuk është as UÇK terroriste. Pra, nuk janë as ata që e përkrahin luftën tonë, sepse kjo luftë e drejtë ka dalur nga gjiri i popullit, dhe do të fitojë. E Albin Kurti sot është “prodhim” shqiptar, mik i palëkundur i Amerikës, por që shumë është i përcaktuar që ta nxjerr Republikën e Kosovës, nga një pozicion servil, në një pozicion të sigurtë pro: NATO-s, SHBA-ve dhe BE-s, mbi të gjitha, pa dilema për kufijtë sovran të shtetit.
I nderuari Riçard Grenell, Ju shiqoni nga lartësia nga çdo pozitë që mbani! Por, po rrëfehëm se pas qershorit 1999 e deri më 2025, më shumë “bomba” politike janë hudhë mbi shqiptarët e Kosovës dhe politikën që e drejtojnë, se sa NATO që ka hudhur bomba ndaj nazifashizmit serbian, nga 24 marsi e deri më 10 VI 1999. Shumë intriga janë thurë e shthurë mbi kurrizin e këtij populli, krejtë me prapavi që të defaktorizohët lufta e UÇK-ës dhe Shallja e Republikës Kosovës më 17 shkurt 2008. Madje, kujtoje atë Unmikasin që i vodhi milionat e Kosovës së varfur dhe të shkallmaur nga robëria, dhe u arratis; kujtoje atë intrigën e mospranimit të Kosovës në UNESCO; kujtoje urdhërin e demobilizimit të UÇK-ës; kujtoje atë intrigën se: “UÇK ka bërë trasplantime të organeve njerëzore- akuzë bizare” e Xhek Smitit. E ku janë ato shpifje sot. Po vuajtjet tona, për dy shekuj nuk ka çmim që i objektivizon, sepse i kemi mbajtur 700 000 vjetë burgje puro politike nën robërinë serbiane. Po, nuk e ka për obligim Amerika t` i kujdestarojë Kosovës. Këtë fakt kombi shqiptar e din. Prandaj, edhe mund të na bombardoi, por deri sa ta pranojë Serbia nazifashiste dëmin që ia ka bërë SHQIPTARISË, për dy shekuj, asnjë institucion apo politikan shqiptar, nuk ka të drejtë t`ia falë. Mbi të gjitha ne shqiptarët, kurrë nuk i falim tradhtarët dhe hilegjinjët brenda kombit.Po, ne nuk jemi gjermanë e të shpallim non grata askend.Mbi të gjitha, ne nuk jemi Kaliforni. Pra, Kosova është e varfur, por varfërinë nuk e ka as të bleme, e as të lindur, por të imponuar nga robëruesit e shumtë mijavjeçar, e ka të imponuar edhe nga lakejtë e shitur vendor. E, toka jonë Ilire është më e pasura në Evropë, kombi jonë është i dlirë dhe buk krijues dhe nuk guxon ta koritë Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, e as Adem Jasharin.
I nderuari Riçard Grenell, më 1991 kam dëshmuar në Senatin e SHBA-ve. Aty na u tha, se: “Kosova për SHBA mund ta ketë një autonomi speciale nën Serbinë”. E kërkova fjalën dhe iu drejtova auditorit nderuar me këto fjalë: Të ndruar senatorë, ne kemi bërë burgje e demonstrata, jo për ta ndryshuar sistemin, as kufijtë, por kemi kërkuar Republikë. Serbia nazifashiste, nga ne ka kërkuar servilizëm dhe pajtim me robërinë. Tani si janë krijuar rrethanat, ne do të shkojmë edhe në luftë të drejtë popullore, për ta krijuar Republikën e Kosovës.Por, Serbia gjaksore provoi për të na shfarosë. Dhe lufta na është imponuar.
I nderuari Riçard Grenell, një lider i një Superfuqie si është SHBA, nuk del një javë para se të mbahën zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e ta akuzojë liderin e saj, sepse diku rreth 55 deri 60 për qindë e popullit, deri me tash, është me partinë Vetvendosje, përkatësisht me Albin Kurtin. E vërteta, Albin Kurti është lider shumë i vogël, i një populli të madh, që ka prodhuar Gjergj Kastriota e Adem Demaça, Adem Jashara dhe Shote Galica, të cilët në staza të gjata, si te çdo popull liridashës del dhe do të jetë fitimtar.
I nderuari Zotëri Grenell, e nëse populli i Kosovës i thot më 9 shkurt 2025: Vetvendosjës PO në shumicë apsolute, atëherë ju me akuzën e juaj e kanë vënë miqësinë Shqiptaro-Amerikane në kurthë të madhe. E vërteta, shqiptarët mondojnë me kokë të vet dhe janë krenar që sot kanë miqë të shtrenjët, siç janë: populli amerikan, anglez, gjerman, austriak e shumë të tjerë. Dhe po e pyes publikisht më 10 shkurt 2025, çka duhët të bëjë populli shqiptar në Republikën e Kosovës nëse fiton Albin Kurti, dhe humb ftesa e Juej për linçim dhe varje publike. Besoi se për një lider që populli i rendomt e respekton, do të vihët në dielmë a ta përkrahë Liderin, apo liçuesin siç keni marrë pozicion JU. Pra, më 10 shkurt 2025, shqiptarët duhët ta zgjedhin: a ta mbrojnë kritikën e Juej, sepse është thënë nga shteti mik; apo verdiktin e 9 shkurtit 2025, i cili nëse nuk është në favorin e juaj a do të thot sanksione shtesë. E pra, a po e dini se në çfar kurthe e keni venë Kosovën,dhe çfar sinjalësh po i jepni Serbisë nazifashiste. Mos po i ngjani Zotëri, asaj akuzës që doli trilluese nga Xhek Smit për: “trafikim organesh”!
Po, nuk është çudi se si silleni JU, sepse në kulmin e Covidit19, dihët se në Kosovë keni bërë agresion, me urdhër, që ta rrxoni qeverinë legale. E ky pozicion i juej, as nuk është i drejtë, as nuk është i njerëzishëm, sepse njëherë e keni rrxuar Qeverinë Kurti 1, me kërkesë dhe intriga të LDK (drejtuesëve të saj ku ishte njëfar Skender Hyseni etj.!). Pra, qëndrimi i Juej i 4 shkurtit 2025 është atentati i dytë mbi Kosovën. Dhe ta dini, se atentati nuk është i drejtuar personalisht vetëm kundër Albin Kurtit, por shqiptarët, në pjesën dërmuese janë kah e kuptojnë, se akuza është e drejtuar kundër tërë popullit shqiptar, përkatësisht shumicës dërmuese. E Ju e dini porosinë e rrevolucionit Francez se: POPULLIT NUK I URDHËROHËT.
Prandaj, nuk e di, a e keni lëshuar kritikën me leje të Presidentit Tramp, apo krye në veti. Por realiteti që ndodhi më 4 shkurt 2025, kur Presidenti i nderuar Tramp u tërhoq nga urdhëri ekzekutiv për tarfifa ndaj Kanadas mike dhe Meksikos fqinje, tregon se: edhe JU duhët të reflektoni nga kritika drejtuar Albin Kurtit dhe Kosovës mike, dhe populli ta zgjedhë atë që e meriton më 9 shkurt. Me atë gjest të reflektimit, vetëm dëshmoni se shqiptarët, pas shembjës së komunizmit, kanë ditur të rreshtohën dhe të kanë nderin të janë në një front si fuqi minore, por në takatin e tyre, me SHBA dhe botën e civilizuar demokratike.
I respektuari Riçard Grenell, nepër gazetat e Kosovës po flitët hapur, se Ju jeni i paguar me nga 100 000 euro nga Beogradi, për çdo muaj. Ta dini se e vërteta në “therrë” nuk qëndron, prandaj çka do të thot nëse një ditë del animi kah Beogradi. E nëse del si e vërtetë, atëherë pse nuk dilni sikurse Toni Blerë, që ishte krah i Presidentit Klinton më 1999, por që më vonë thuhet se është bërë këshilltar i Vuçiqit Beogradit, dhe ajo pozitë është zgjedhje e tij. E ne shqiptarët e Kosovës, jemi me Amerikën dhe Britanin. Dhe nuk ka çmim që na shet apo na blen, sepse më 1999 dihët se na ka shpëtuar lufta e UÇK-ës dhe Bombardimet e NATO-s. Ndërsa Albin Kurti ishte, është dhe besojmë se do të jetë pro UÇK-ës dhe pro NATO-s, pa asnjë dilemë. Rroftë miqësia shqiptaro-amerikane!
Me respekt ng ashkolla Dardano- Arbërore!
Më 4 shkurt 2025