Kurti duhet t’i këshillojë zyrtarët partiakë se nuk ndihmohet ai nëse shahet Amerika

Kurti duhet t’i këshillojë zyrtarët partiakë se nuk ndihmohet ai nëse shahet Amerika
Kurti duhet t’i këshillojë zyrtarët partiakë se nuk ndihmohet ai nëse shahet Amerika

Nue Oroshi

  • 06 February 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Nue Oroshi

Fillimisht dua të them se këshillat e miqve tanë amerikanë nuk janë ndërhyrje në politikën e brendshme të Republikës së Kosovës. Natyrisht, forcat politike në Republikën e Kosovës e bëjnë interpretimin e tyre të ndryshëm.

 

-Opozita, në këtë rast, e lavdëron Grenellin, ndërsa pozita e kritikon. Sa i përket sulmeve ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë, duhet të kemi kujdes, e sidomos në këtë rast Kurti duhet t’i këshillojë deputetët dhe zyrtarët partiakë se ai nuk ndihmohet nëse shahet Amerika apo ndonjë zyrtar i lartë amerikan.

Ekziston edhe një arsye pse Grenell e kritikon Kurtin. Arsyeja është se, para zgjedhjeve në Amerikë, Kurti kishte shprehur një mbështetje të madhe politike për Kamala Harris. Në këtë rast, ai ka bërë një gabim në rolin e kryeministrit. Ndërsa, në cilësinë e kryetarit të VV-së, ka qenë e natyrshme që një forcë e majtë politike të përkrahë një forcë tjetër të majtë politike.

Pavarësisht se kush do ta fitojë shumicën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, administrata amerikane dhe presidenti Trump do të bashkëpunojnë me qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet demokratike.

Një gjë duhet ta kemi të qartë: marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Amerikës duhet të jenë të përhershme, pavarësisht se kush është në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".