Kosova të kthehet në udhën që e trasojë presidenti Rugova

Kosova të kthehet në udhën që e trasojë presidenti Rugova

Gjon Keka

  • 06 February 2025 - 16:22

Shkruan: Gjon Keka


Se Kosova si shtet nuk mund të imagjinohet pa mbështetjen e ShBA-s dhe Europën ,këtë e din të gjithë, por se ka në mesin tonë mosmirënjohës ndaj mbështetjës dhe çlirimit e bërjes shtet nga ShBA dhe disa vende mike euopiane kjo shihet qartë.

Ja arsyet pse Kosova si shtet nuk mund të qëndrojë, as të ngritet e njihet ndërkombëtarisht pa ShBA dhe disa vende mike europiane:

e para Kosova është shtet i ri, i pafuqishëm, i pazhvilluar ekonomikisht ,i dobët ushtarakisht dhe me probleme të shumëta brenda,

e dyta nuk është njohur nga të gjitha vendet e botës demokratike dhe europiane.

e treta nuk është anëtare e OKB ,Këshillit të Europës;NATO-s dhe BE-së,

e katërta nuk e ka përfunduar ende dialogun më Serbinë dhe e ka lidh veten më marrëveshje brenda dialogut dhe zotimeve që janë bërë nga dy palët, pra pa një përfundim të këtij dialogu e ky mund të përfundojë vetëm nëse ShBA dhe BE i vendosin në tavolin propozimet që e përmbyllin dialogun më pajtimin e dy palëve,ose me anë të „shkopit dhe karrotës“ për palët që pengojnë marrëveshjet dhe përfundimin e dialogut.

Tani kur kemi edhe deklarata dhe qëndrime të prera nga ShBA dhe disa vende europiane se kush është në vijë me të dhe kush jo, dhe kush nuk po e lë Kosovën si shtet të ecën krah për krah me ShBA dhe vendet mike europiane.

Nisur nga kjo populli i Kosovës i vetëdijshëm dhe duke mos harruar të kaluarën e tij si dhë mirënjohjen ndaj miqëve e aleatëve sikur janë ShBA dhe vendet mike europiane duhet të votojë për ata që sado pak i qëndrojnë vijës perëndimore dhe punojnë bashkë me ShBA dhe miqëte e vendeve tjera europiane.

Nuk duhet lejuar që timoni i shtetit të Kosovës të qëndrojë në duar të atyre që ia ndryshojnë rrugën historike të saj nga ajo rrugë e përbashkët që ka ardhë Kosova deri më sot me ndihmën e ShBA dhe vendeve mike europiane,në rrugën e sulltanizmit dhe asaj lindore apo egoiste dhe krye në vete.

Koha që populli të shoh jo vetëm me sy të tij por edhe me zemrën dhe mendjen e tij se po mos të ishte ShBA ,ndërhyrja e NATO-s dhe vendet mike europiane Kosova nuk do të ishte çliruar dhe as nuk do të mund të ndërtonte shtet demokratik dhe të njohur sidomos nga vendet e rëndësishme që e kanë ndihmuar atë deri më sot.

Me pak fjalë populli i Kosovës të mos mashtrohet dhe të mos jetojë me iluzionin që e ka krijuar pushteti i sotëm se punët janë mirë, punët nuk janë mirë dhe kjo shihet qartë,prandaj duhet një ndryshim dhe një peshë e votës së secilit që ta rikthejë Kosovën në udhën që e trasuan presidenti vizionar dhe historik e i urtë dr.Ibrahim Rugova pra në udhën e miqësisë së përhershme dhe të veçantë me ShBA dhe vendet tjera mike të botës demokratike dhe ato europiane.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".