
Lexoni edhe:
Me Administratën Trump, Kosova duhet të jetë e kujdesshme
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Qeveria e tanishme ka pasur një bashkëpunim shumë të ulët me SHBA-të gjatë gjithë këtij mandati. Kjo ka krijuar një marrëdhënie jo të mirë me SHBA-të, dhe përgjegjës për këtë është vetë kryeministri Albin Kurti. Pikëpamjet, botëkuptimet dhe konceptet e tij, të cilat përmblidhen në kundërshtime me SHBA-të, kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë përkeqësim të marrëdhënieve.
Me Administratën Trump, Kosova duhet të jetë e kujdesshmeLexoni edhe:
-Edhe në qeverinë Kurti 1, ai i ka thënë "jo" Administratës Amerikane. Dhe kjo "jo" përbën një kalim të vijës së kuqe. Nuk duhet t’i thuhet "jo" Administratës Amerikane, cilado qoftë ajo.
Jemi me fat dhe shumë të privilegjuar që kemi SHBA-të si mbështetësin kryesor të pavarësisë së Kosovës. Sigurisht, kemi edhe mbështetës të tjerë, por SHBA-të dhe aleatët e Kosovës kanë qenë garantues të krijimit të shtetit të pavarur, garantues të ndërtimit të tij dhe garantues të së ardhmes së Kosovës si një shtet i qëndrueshëm.
Cenimi i marrëdhënieve të mira me mbështetësit e pavarësisë së Kosovës është një kërcënim për Kosovën dhe për sigurinë e saj. Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht në konsideratë qëndrimet e z. Grenell, të cilat pasqyrojnë politikën e Administratës Trump, dhe të mos e votojnë Albin Kurtin në zgjedhjet e tanishme.
Për mua, Albin Kurti po paraqet një kërcënim për sigurinë e Kosovës. Nuk guxojmë të rrezikojmë sigurinë e vendit tonë me votimin për të. Kemi alternativa të tjera politike, dhe qytetarët duhet të zgjedhin njërën prej tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".