Deklarata e Grenell në prag të zgjedhjeve janë të njëanshme dhe nuk prodhojnë paqe e stabilitet në vend

Nijazi Halili

  • 07 February 2025 - 16:12

Shkruan: Prof.dr Nijazi Halili

Kryministri Kurti, është produkt i dalur nga vota e popullit ku ishte personi më i votuar në vend, prandaj të dilet në prag të zgjedhjeve i nderuari Grenell me deklarata të njëanshme kunder Kryeministrit Kurti janë të papranueshme dhe imazh i keq për Republikën e Kosovës.

Albin Kurti nuk ka pik prej qiellit por është zëri i popullit, prandaj z.Grenell me deklarata të tilla dhe tendencioze e ka njollosur tërë popullin e Kosovës, pasi Kurti përfaqëson shtetin e Kosovës. Albin Kurti në vazhdimësi e ka mbrojutur interesin e vendit dhe raportet e tij, me SHBA ishin dhe janë të shkelqyera .

As një veprim nuk e ka marrë Kryeministri Kurti pa koordinim me SHBA.
Pse me një deklaratë të tillë në kohën e zgjedhjeve? Kujtë i sherbejnë kjo deklaratë në momentet më dramatike të vendit. Populli duhet lërë të lirë, të votoj pa presione politike, sepse në të kundertën shkelen ligjet e demokracisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".