
Lexoni edhe:
Nuk do të ketë parti fituese me 51%
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Duke qenë se gjatë tërë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit të gjitha partitë kryesore: Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK e kanë shpallur vetën paraprakisht si fituese, është koha që edhe nga ne, duhet pranuar; se është mese e vërtetë, që të gjitha edhe do të dalin fituese; P.sh. PDK dhe LDK, pritet të fitojnë vota, më shumë se në zgjedhjet e kaluara, kurse LVV, të fitojë serish më shumë vota, se PDK dhe LDK, ndërsa për AAK-në, nuk mund të prognozojmë asgjë, sepse ajo tani është përforcuar fuqishëm me kandidatë dhe kuazi-parti , që në zgjedhjet e kaluara ka rrëshqitur edhe nën pragun zgjedhor, ndaj dhe befasia është surprizë e garantuar, vetëm se duhet pritur, që të shihet kahja nga!?
Nuk do të ketë parti fituese me 51%Lexoni edhe:
-Në fakt në një intervistë për rel profesori amerikan, Charles Kupchan, duke folur për Administratën e re amerikane dhe qasjen e saj, ndaj Kosovës dhe Serbisë u shpreh: Trump thjesht dëshiron të kryej punë dhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme e t’i qaset me pragmatizëm sepse Trump nuk i pret mirë politikat që mendon se janë pengesë, për marrëveshjet që ai synon ti arrij?!
Kurse ne, është fakt, se sivjet kemi edhe një ndërhyrje me surprizë shumëngjyrëshe nga jashtë, që zgjedhjet tona demokratike i bënë, pak a shumë “ylberiane” dhe të "paparashikueshme", pasi që në fund të fushatës zgjedhore, ka nisë të përzihet edhe dylberi Richard Grenell, për çka edhe lind dyshimi i bazuar se ka mundësi që edhe të manipulohet vota e qytetarëve tanë, e të mos themi, që mund të jenë parapërgatitur edhe votime të porositura, njëjtë siç po veprohet me blerjen e "Llajka-ve" apo "Like-t", nga firmat indiane, për të dalë më mirë në pëlqime, gjegjësisht ngritur partitë e inkriminuara opozitare artificialisht në ranglistën e fituesit, pa u bazuar vetëm në votën e qytetarit dhe mbështetur krejt besimin, në vullnetin e votuesit vendor!
Por përkundër të gjithave, disa gjëra me rëndësi për vendin, tanimë janë kristalizuar veçanërisht në veri të Kosovës dhe ato nuk mund ti ndryshojë kush më, pa marrë parasysh kush don të vije, apo ta sjellin forcat grenell-iste në pushtet, andaj unë besojë fort, se pa marrë parasysh fituesin zyrtar, mundësisht të "katapultuar" edhe nga jashtë, për çka tanimë ka dyshime, fitues në kuptimin e plotë të fjalës, serish do të jenë shqiptarët e Kosovës dhe Albin Kurti, për vet faktin se,-qoftë në pozitë, apo edhe opozitë, politika kosovare, do të determinohet gjatë gjithë mandatit nga ai dhe nuk do të mund të merret asnjë vendim i rëndësishëm politik, pa pajtimin e Kurtit.
Fitoret historike,të arritura në kohë rekord dhe mënyrën më sublime në veri dhe gjithë Kosovën, Kurtin e bëjnë kryeministër të papërsëritshëm dhe politikan të pa-anashkalueshëm, për të cilat Kurti dhe Qeveria e tij, do të mbeten të shënuar me germa të arta, në historinë më të re të vendit tonë, ngase garantojnë jetëgjatësinë e Republikës, sovranitetin e plotë e integritetin territorial dhe vazhdimësinë e shtetit të Kosovës.
Kështu që ato, nuk do të mund ti shuaj as anashkalojë më kurrë Grenelli as argatët e tij në Kosovë, siç nuk do të mund të ndërmerren më, as vendime me mbivotimet spektakolaro-aklamative-mbi 80-votëshe, të koalicioneve të dikurshme "PDK-LDK-AAK-Lista Serbe", që koordinoheshin të gjitha bashkë, për miratimin në Kuvend të "zajednicës" dhe shitjen e 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, shtetit xhuxh të Malit të Zi, akte renegate autorët e të cilave duan të na kthehen serish në pushtet, duke thirrur edhe Grenellin në ndihmë.
Dhe ajo që ka shumë rëndësi mbi të gjitha, e madje edhe me peshë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe të popullit të Kosovës, është fakti se nuk do të guxojë më kurrë, askush, as nga opozitarët aktual edhe nëse ndonjëri nga të inkriminuarit e njohur, katapultohen nga jashtë në krye të shtetit, ta vendos serish veriun e Kosovës, nën okupimin e bandave kriminale serbe, në krye me kryeterroristin Millan Radojçiq si dikur, sado jarani të madhe dhe interesa të ngushta personale, të ketë me te, nuk do të ketë më rikthim të dinarit serb, nuk do të guxojë të ndodhë rivendosja e strukturave ilegale serbe dhe as rikrijimi i komunave paralele të Serbisë në Kosovë, pa u kallur flakë i gjithë vendi.
Këto Kosovës ia ka siguruar përjetësisht Albin Kurti dhe nuk do të mund ti ndryshojë më askush dhe asnjë sharlatan pakurrizor politik, qoftë edhe nëse Grenellat në koordinim me Aleksandër Vuçiqin, Edvin Kristaq Ramën, e puthadorët vendor, na vendosin me forcë në krye të shtetit marionetat e veta delikuente, duke anashkaluar vullnetin e popullit të Kosovës dhe shkelur mbi votën demokratike të qytetarëve të tanë vizionar, të cilët me votën e tyre të lirë, në raste vendimtare, e kanë dëshmuar se dinë dhe kanë ditur ta ndërmarrin vendimin më të duhur dhe bëjnë mrekullinë.
Prandaj, për ta shpëtuar Kosovën njëherë e përgjithmonë nga përsëritja e keqpërdorimeve të renegatëve dhe marionetave të shitura politike, do të ishte mirë që më 9 shkurt, politikanët e degjeneruar të cilët për dy dekada, kanë kooketuar me bandat serbe, ata që për interesa personale dhe grupore, kishin kthyer edhe veriun e vendit tonë, në oazë të kontrabandës e krimit të organizuar, kanë toleruar dinarin serb, kanë lejuar veprimin e komunave ilegale serbe dhe mundësuar funksionimin pa asnjë pengesë të strukturave paralele të Serbisë në gjithë Kosovën, me votën e lirë e demokratike, ti dërgojnë përjetësisht në pension dhe të mos e lënë ardhmërinë e fëmijëve tanë, për asnjë minutë, në duart e dyshimta të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".