Serbia si burim krize në Evropën Juglindore

Serbia si burim krize në Evropën Juglindore
Serbia si burim krize në Evropën Juglindore

Skender Mulliqi

  • 11 February 2025 - 11:53

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Serbia e Aleksander Vuqiqit, po e futë Evropën Juglindore në vorbullin e luftës.Kjo luftë nuk do të kufizohej vetëm në Serbi, siq ndodhi më luftën në ish-Jugosallavi, ku kishte ndërhyrë ushtarakisht NATO në vitin 1999.Me rast të shpërthimit të një lufte të re siq po e kërkojnë më ngulm Putin dhe Vuqiq, në mënyrë të pashmangshme do të përhapej lufta në të gjithë Evropën Juglindore, duke përfshirë BH+në, Malin e Zi,Kroacinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.BE-ja ishte dashur të shqetësohet për situatën e krijuar në Ballkan, nga Serbia si nxitëse e konfliktit ushtarak më shtetet fqinje.Serbia më pretendimet e saja territoriale po e kthen Ballkanin Perëndimor në një zonë mallkimi shekullor, në një rrugë të pa ndalshme lufte.BE-ja duhet ti lënë anash lojërat diplomatike , që më në fund ti dalë para qëndrimeve politike mbizotëruese të vijës së ashpër të shumicës së qytetarëve serbe, dhe të gjithë aktorëve tjerë të përfshirë në krizë, për të evituar një luftë të mundshme në Ballkan.

Ngjarjët dramatike më protesta të mëdha në Serbi, mund të demonstrojnë neser , një pretendim të ri të Vuqiqit, për të ndezë flakët e luftës jashtë territorit të vet.Synimi i Vuqiqit është që në menyrë tinzare të shtrijë një konflikt të ri rajonal, më të rrezikshem që po shpërthehen sot në botë.Ne Ballkan shumë më shumë gërshëtohen interesat e fuqive të mëdha, si pjesë e Evropës, se sa në qdo vatër tjetër në botë.Politikat e Parisit dhe Berlinit , duhet të jenë shumë më të kujdesshme në veprimet e tyre, së sa deri më tash, që u sollën më komoditet të madh.Ballkani nuk është Afrikë apo diku ndonjë vënd i pa rëndësishem në botë.Ne Ballkan veprojnë mjeshtra të shprehem ashtu të mashtrimit, rrezikut politik, lojërave në prapaskenë dhe luftërave .Në këto zona , ka një konvergjencë vicioze të interesave konfliktuale dhe inateve të pastërta.Elitat ballkanike janë të afta të nëdrmarrin veprime edhe nga teka dhe inatet edhe në dëm të tyre , vetëm që pala kundeshtare mos të marrë ate që deshiron.Prandaj shpërthimi i një lufte te mundshmë do të ishte shumë e pa kontrolluar, më përmasa të përgjakshme për popujtë e rajonit. Politika serbe, duke ndjekur mendimin e shumicës së popullatës, nuk dëshiron të dorëzohet dhe të konfirmojë ligjërisht faktin real të pavarësisë së Kosovës.Edhe një i verbër mund të shohë se rruga që po ecën me këmbëngulje politika serbe e udhëhequr nga Vuçiq është e njëjtë me atë të diktatorve më të urryer.

Nese lejohen edhe më tutje aventurat serbe në rajon dhe në relacion më shqiptarët, herdo kur NATO , do të dëtyrohet të intervenojë.Nese presidenti Vuqiqi dhe rrethi i tij prej kriminelëve të luftës, vazhdojnë të luajnë vallën vdekjeprurëse në Ballkan gabohen thellë. Ne fund të shekullit të kaluar Millosheviqi për mos koperim më bashkësinë ndërkombëtare , mori tonelata bomba dhe raketa në kokë.Situata është identike më Vuqiqin dhe kamarrilën e tij politike.Nese edhe ky vazhdon më kokëfortësi të kundershton , ai thjeshtë do të hiqet nga pushteti.Edhe pse Moska po e përkrahë Vuqiqin, diktatori Vladimir Putin, nuk do të reagoj , por do të kërkon diqka në këmbim.Vuqiqi nese mbetet në pushtet, e vështirë do ta këtë nga protestat masive studentore, duhet ta njehë pavarësinë e Kosovës. Vijat e lashta ndarëse të tërhequra në Jaltë ende zbatohen dhe politika serbe duhet ta dijë këtë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".