
Lexoni edhe:
Koalicioni, kush me kë?
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Është e sigurt se VV do të jetë partia e parë, ka mbetur vetëm të verifikohet numri përfundimtar i deputetëve. Mundësitë që VV të formojë qeverinë pa opozitën, me këto rezultate preliminare, ekzistojnë, mirëpo do të jetë shumë e vështirë.
Koalicioni, kush me kë?Lexoni edhe:
-Sipas përcaktimeve në Kushtetutë, së pari duhet që partia e parë të provojë të krijojë qeverinë. Nëse nuk arrin, atëherë mund të provojë që opozita të krijojë qeverinë. Çështja është krijimi i një qeverie që sjell edhe stabilitet politik.
Stabiliteti më i madh politik do të krijohej nëse qeveria do të formohej nga VV në koalicion me PDK-në ose me LDK-në. Nga deklaratat e deritanishme, kjo nuk po duket se do të ndodhë. Nëse qeveria krijohet nga VV me pakicat, ajo mund të sjellë një stabilitet politik deri diku, por jo edhe aq të lartë.
Përfaqësuesit politikë të pakicave janë të përqendruar tek interesat e komuniteteve të tyre dhe jo të Kosovës. Kjo nuk do të siguronte stabilitet politik. Krijimi i qeverisë nga opozita ka mundësi të sjellë stabilitet politik, por vetëm nëse plotësohet një kusht: dhe ky është që marrëveshja politike dhe zbatimi i saj mes partive të jetë e sinqertë, pa agjenda të tjera, si ndërskamca.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".