
Lexoni edhe:
Halili: LVV do të ishte mirë që të formonte një koalicion me opozitën
Shkruan: ANALISTI-Eshref Ymeri
Tri partitë opozotare - PD-LDK-AAK - së bashku, kanë siguruar 46.4% të votave. Për të formuar qeverinë, u duhet aleanca me Listën Serbe. Në qoftë se arrihet një aleancë e tillë, me mbështetjen e Vashingtonit, nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse dihet botërisht që presidenti Tramp është në marrëdhënie miqësore me kryekriminelin e Ukrainës - Putinin.
Halili: LVV do të ishte mirë që të formonte një koalicion me opozitënLexoni edhe:
-Kjo është edhe arsyeja që Trampi, më shumë se nëntë vjet më parë pati, deklaruar:
“… Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).
Pra, nëse arrihet kjo aleancë, nën presionin e Vashingtonit, për të shmangur nga qeverisja Albin Kurtin, ky do të ishte një qëndrim i turpshëm i LDK-së, së rreshtuar në krah të partisë së kryetradhtarit Hashim Thaçi, atëherë Republika e Dardanisë do të përfundojë në një koloni të Serbisë fashiste për fajin e shumicës së votuesve dardanë, e cila nuk i dha Vetëvendosjes 51% të votave.
Si është e mundur që shumica dërrmuese e popullit dardan harroi qëndrimin burrëror të kryeministrit Albin Kurti kundër mercenarëve të Serbisë Borel-Lajçkak-Eskobar- Jeffrey M. Hovenier-Christopher Hill dhe sidomos të Riçard Grenellit, të cilit Serbia fashiste, sipas një informacioni të internetit, i paguan 100 mijë dollarë në muaj? Si është e mundur që shumica dërrmuese e popullit dardan harroi qëndrimin burrëror të Kryeministrit Albin Kurti, i cili, me vendosmërinë që e karakterizon, vendosi sovranitetin e plotë në krejt territorin e Republikës së Dardanisë, duke çmontuar strukturat paralele serbe dhe duke flakur poshtë dinarin serb nga qarkullimi monetar?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".