
Katër vite larg POLITIKËS!


Nijazi Halili
Shkruan: Prof.Dr Nijazi Halili
Kjo më ka ndihmuar tej mase të merrem me punën time profesionale- shkencore. Edhe në politikë edhe në shkencë, e kuptova se nuk shkon, prandaj zgjodha të dytën.
Subjektet tona politike, ishin më tepër të intersuar për POLITIKAJ se sa për POLITOLOG. Sipas këtij, kriteri unë nuk i plotësoja kushtet për të vazhduar tutje.
Si rekomandim për të gjithë miqtë e mi, do të ishte më mirë që secili të merrët me zanatin tij. Rruga që të qonë drejt suksesit është puna profesionale. Çdo ikje nga ky kontstalacion të qonë në rrugë pa krye.
Pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 14 shkurtit, largimet nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) nuk kanë të ndalur.
Pas dorëheqjes së kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, tani pjesë e AAK-së, nuk do të jetë as Prof. Dr. Nijazi Halili, profesor universitar dhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Art me seli në New York.
Kohë më parë këtë e ka bërë të ditur vetë Halili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, deklaroi Halili.
Profesori ishte bërë pjesë e AAK-së, në vitin 2019.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".