
Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, atdhe i dashur

Gjon Keka
Shkruan: Gjon Keka
Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, uroj që një ditë të të rikthehet emri yt i natyrshëm Dardani dhe të bëhesh pjesë e familjes europiane.
Atdhedashuria kjo fjalë e ëmbël e secilit që i ka rrënjët e zemrës në atdheun e tij. Atdheu duhet dashur kudo që të jesh me fjalë që dalin nga zemra e me vepra.
Uroj që vitet tjera t'ia urojë përvjetorin Kosovës brenda shtëpisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Poashtu uroj që Kosova si shtet të bëhet një vend i jetueshëm ,i lirë në kuptimin e mirëfílltë të fjalës, i sigurt,i dashur dhe i qytetëruar, edhe pse rinia më shkojë larg atdheut tim,shpresoj që një ditë pleqërinë sadopak ta gëzojë në një Kosovë vërtetë të lirë që respekton dhe nderon njëri-tjetrin si vëllezër të një gjaku ,gjuhe dhe nëne Iliro-Arbëri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".