Genjështra serbe dhe mashtrimet janë të sofistikuara

Genjështra serbe dhe mashtrimet janë të sofistikuara
Genjështra serbe dhe mashtrimet janë të sofistikuara

Skender Mulliqi

  • 17 February 2025 - 16:03

Shkruan: Skender Mulliqi

Mediat dhe historiografia serbe bazohen në gënjeshtra, siq kishte pranuar vet, Dobrica Qosiq.Serbia po shihet së nuk ka hequr dorë nga metodologjia e vjetër e gënjeshtrës në kushte të reja.Kosova dhe shqiptarët por edhe të tjetër nuk ekzistojnë për ta, duke konsederuar së duhet të jenë pjesë e pjellës serbomadhe të “ botës serbe”.Memoradumi SANU dhe Memorandumi 2 janë sërish një strategji që Vuqiqi dhe Kisha Ortodokse Serbe po ndjekin, ashtu si në vitete 90-ta.Edhe një herë tjetër rajoni po përballët më projektin për Serbi të Madhe.Kisha e Shën Savës përfaqëson  interesat e Serbisë së Madhe në krye më priftërinj suprem të cilët këndojnë publikisht këngë çetnike.Kjo kishë më politikat e saja ekspansioniste së bashku më pushtetin criminal të Vuqiqit, po vepron në Mal të Zi , Bosnje   dhe në Kosovë.

Kjo nuk është e quditshme së Serbia e sotme drejtohet nga kuadro të Serbisë së Madhe  të viteve 1990.Kjo logjikë pushtuese përfaqëson mishërimin e një mitomanie shumë irracionale , madje të çmendur.Prandaj kujdesi nga këta njerëz dhe nga kjo logjikë nuk është kurrë e mjafueshme të shteteve të rajonit, BE dhe Amerikës.Këta njerëz të politikës dhe të kultit në Serbi , kan kryer krime monstruoze më shkatërrimin e ish-Jugosllavisë më luftë.Çdo krim është i dënueshem , pos serbëve të cilët i lartësojnë krimet dhe kriminelët e luftës.Madje, edhe sot kriminelët në pushtetin e Serbisë , jo që nuk pranojnë krimet dhe gjenocidin, por theksojnë së ishte dashur të vritën më shumë shqiptarë dhe boshnjak.Si gjithmonë mjeshtrit e mashtrimit përdorin gënjeshtra dhe fshehin më kujdes të  vërtetën.Genjështra serbe dhe mashtrimet janë aq të sofistikuara sa kanë  një efekt pandemic.Millosheviqi sulmojë ish republikat dhe Kosovën, në emer të separatizmit dhe irredentizmit.Shqiptarët dhe UÇK-ja  dhe NATO më fitorën  madhështore ua prishen planin  për Serbi  të Madhe, por si duket ende ju kan mbetur  serbëve  ëndrrat në kokat e tyre të sëmuara.Rusia e Putinit e sheh Ballkanin si një aset strategjik,  për të zgjeruar shtrirjen gjeopolitike të Rusisë. Ballkani është tradicionalisht porta për në rajonet e Adriatikut dhe Mesdheut, një lidhje midis Evropës dhe Azisë dhe një mundësi për depërtim në Evropën Qendrore.

Ndikimi i Moskës në qeveritë në Ballkan,  duke e futur Serbinë në lojë, i japin asaj një rol të madh në zhvillimin e situatës në rajonin e Evropës Juglindore.Qëllim tjetër i Rusisë së bashku më Serbinë është të minojë kohezionin  e Perëndimit dhe rolin e institucioneve të saj. Nxitja e konfliktit në Ballkan kontribuon jo vetëm në minimin e stabilitetit , por edhe në ndarjen e reagimeve ndërkombëtare. Një shembull i tillë ishte loja  me  shkëmbime territoriale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me mbështetjen e Moskës, edhe pse lojën për shkëmbime  territoriale më Serbinë e nisen Thaqi, Vuqiqi dhe Rama.Qëllimi tjetër rus është zvoglimi   të ndikimit të pranisë amerikane  në Ballkan.Pastaj pengimi i zgjerimit të NATO-së në vendet e rajonit.Kremlini nuk dëshiron ti shohë shtetet e Ballkanit në aleancë , duke zvogluar kështu rolin e Vashingtonit në mbrojtje të Evropës, si dhe përpjekjën për të dobësuar BE dhe NATO-n nga mbrenda .Qëllim tjetër i Kremlinit është futja e ndikimit ekonomisë dhe energjetikes , edhe pse Moska nuk është lojtar kryesor ekonomik në Ballkan në krahasim me BE-në.Në të njejtat kohë Putin po vepron më fushatat e propagandës  shtetërore të dezinformimit të publikut , duke dëshiruar të paraqesin si të dështuara demokracitë perëndimore .Moska e sheh Beogradin si një mjet të dobishem për minimin e stabilitetit në Ballkan, duke pretenduar zgjerimin e ndikimit rus, që bukur shumë e ka arritur në BH  dhe Mal të Zi, edhe pse kjo e fundit anëtare e NATO-s.Putin përmes Dodikut, Millatoviqit, Mandit dhe Vuqiqit , po shtynë shkëputjen e RS nga BiH, dhe shkëputjën e komunitetit serb në Mal të Zi nga kjo republicë.Dihet së në Kososë apetitet serbo- ruse janë po ashtu të ndahet Kosova përmës minoritetit serb, apo edhe të pushtohet për të krijuar mundësinë e daljës në portin e Durrësit, që nuk e kan mohuar kurrë.Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat po zhvillohen në Bruksel  nën kujdesin e BE-së, u konsideruan si  çelësi për  të arritur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.  Që bisedimet të kenë sukses, administrata Trump duhet të luajë një rol më aktiv në proces, jo siq ndodhi deri më tash, edhe pse ekziston droja se presidenti i ri amerikan do ti ketë primare interesat ekonimike e tregtare.  SHBA-ja ruan besueshmërinë për shkak të rolit të saj udhëheqës në zgjidhjen e konflikteve të mëparshme n ë ish -Jugosllavi , siq ishte Marrveshja e Dejtonit për Bosnje dhe bombardimet e caqeve kriminale serbe të Milosheviqit në Serbi dhe në Kosovë.Administrata e Bajdenit kishte konfirmuar së  njohja e ndërsjellë ndërshtetërore e Serbisë dhe Kosovës , është e vetmja zgjidhje e mundshme, por që bisedimet Kosovë-Serbi, përfunduan gjatë mandatit të tij, pa ndonjë efekt pozitiv për normalizimin e marrrdhënjeve , për qka edhe po zhvillohen që një kohë të gjatë bisedimet.Amerika e Trumpit  sipas dëklarimeve ka mundësi që në rastin e këtyre bisedimve të kërkojë kompromis ndoshta të dhembshem për Kosovën.Mendoj së  pa  njohje të ndërsjellë ndërshtetërore , rajoni mund të bjen serish në konflikt të nxitur  nga ambicet kurrë të pa mbarura të ultranacionalizmit serbomadh. Për të krijuar stabilitet në këtë pjesë të botës , duhet një reformim i institucione në Serbi, në BH , dhe në Mal të Zi.Me garniturat politike  e tilla politike në këto shtete , kurrë nuk ka mundësi që të mbahet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.Logjika e ndryshimit të kufijve më dhumë nga Serbia dhe Rusia në rajon, duke kërkuar idenë e bashkimit të të “gjithë serbëve në një shtet”, do të prodhonte luftë më përmasa shumë të përgjakshme në mbarë Ballkanin…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".