Fituesi i zgjedhjeve ka primatin për të formuar Qeverinë e re

Fituesi i zgjedhjeve ka primatin për të formuar Qeverinë e re
Fituesi i zgjedhjeve ka primatin për të formuar Qeverinë e re

Nijazi Halili

  • 18 February 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Prof. Dr Nijazi Halili

Nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, një përpjekje të SHBA-së, për një koalicion nga partitë opozitare, për të formuar qeverinë pa Kryeministrin në detyrë z.Albin Kurtin. Kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë, se kush ka të drejtë të formoj Qeverinë.

 

-Qeverinë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, fitues i zgjedhjeve ka primatin për të formuar Qeverinë e re, nëse brenda afatit kohor dështon një përpjekje për formimin e Qeverisë, sipas nenit 85, parasheh që mandatari për kryeministër, prej ditës kur mandatohet ka afat rreth 60 ditë për të formuar qeverinë dhe pas saj, sërish shpallej për zgjedhje të reja.

Sipas, nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës parashihet që qysh prej momentin kur Albin Kurti mandatohet nga president-ja për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë. Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidentja shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".