
Lexoni edhe:
Fituesi i zgjedhjeve ka primatin për të formuar Qeverinë e re
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Konsideroj se partia në pushtet ka gjasat më të mëdha për ta çuar përpara procesin, pra formimin e qeverisë, gjithmonë duke marrë parasysh se ende nuk janë numëruar tërësisht votat. Lëvizja Vetëvendosje është më afër mundësisë për formimin e qeverisë sesa opozita, dhe kjo që po them ka një bazë më reale sesa mund të përshkruhet. Në skenarin më të keq, opozita mund të krijojë qeverinë, por funksionaliteti i saj do të jetë i shkurtër, dhe pas rënies së saj, do të pasonte një rritje e mëtejshme e subjektit në pushtet, Vetëvendosje.
Fituesi i zgjedhjeve ka primatin për të formuar Qeverinë e reLexoni edhe:
-Për këtë arsye, them se edhe opozita, në heshtje, e pranon faktin që qeverinë do ta formojë partia fituese. Kjo mund të garantojë një stabilitet politik dhe të krijojë mundësinë për reforma që do të çonin në një rezultat më të madh elektoral në zgjedhjet e rregullta pas katër vitesh. Pra, përgjegjësia më e madhe për formimin e qeverisë do t’i binte Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pritet të shënojë rritje pas numërimit të të gjitha votave, duke vazhduar zhvillimin e politikave sociale dhe duke nënkuptuar funksionalitetin e një partie për dy mandate, për të shteruar mundësitë reformuese.
Qeveria do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përfshirë edhe pakicat joserbe, pa harruar mundësinë e votës së ndonjë deputeti të opozitës, siç ka ndodhur shpeshherë në historinë tonë elektorale dhe politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".