Serbia nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje apo detyrim ndërkombëtar që ka marrë

Serbia nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje apo detyrim ndërkombëtar që ka marrë
Serbia nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje apo detyrim ndërkombëtar që ka marrë

Nue Oroshi

  • 11 March 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Historikisht, Serbia ka luftuar për zhdukjen e qenies shqiptare, duke u përpjekur që, me gjenocid, vrasje, shpërngulje, djegie të shtëpive, masakrimin e grave dhe fëmijëve, ta zhdukë nga faqja e dheut kombin shqiptar. Me këtë dua të them se këtij veprimi gjenocidal kundër shqiptarëve, që e ka kryer Serbia, gjithmonë i ka prirë politika e Serbisë me elaboratet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve.

 

-Në këtë drejtim, Serbia nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga kjo politikë gjenocidiale. Ajo që dua të them është se jo vetëm Marrëveshjen e Ohrit, por Serbia nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje apo detyrim ndërkombëtar që ka marrë gjatë gjithë periudhës kohore që janë kryer bisedimet me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë.

Ja, po e jap vetëm një shembull konkret: Për shumë vjet, Shoqata "Trojet e Arbrit", ku unë jam kryetar, kemi mbledhur shënime për vrasjet dhe masakrat serbe në trojet shqiptare 1912-1999. Kemi botuar dy vepra enciklopedike me emra të vendëve ku është kryer gjenocidi serb, kohën kur është bërë ky gjenocid, emra të të vrarëve dhe masakruarve që ka kryer Serbia gjatë periudhës kohore 1912-1999 në trojet shqiptare. Këto dy libra kanë 1.296 faqe. Unë personalisht i kam financuar këto dy botime, që janë botuar në gjuhën shqipe.

Para dy vitesh, e dërguam një kërkesë në Ministrinë e Arsimit që të marrim një përkrahje për përkthimin dhe botimin e këtyre veprave në gjuhën angleze. Përgjigjja ishte se Qeveria nuk ka mjete për të financuar vepra të tilla. Do të thotë se Serbia financon miliarda dollarë libra, filma dokumentarë dhe propagandë të mjerë kundër Kosovës, që është gënjeshtër e plotë, kurse Qeveria jonë nuk ka mjete për dy libra shkencore, ku 84 studiues shqiptarë kanë derdhur mundin e tyre për të ndriçuar masakrat serbe në trojet shqiptare gjatë periudhës 1912-1999. Natyrisht se i kuptoj se ju nevoiten mjete për gjipa të zi, për truproje, udhëtime të shtrenjta dhe pagesa të shtrenjta hoteleve të Evropës dhe Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".