Deklarimet e Rutte-s janë dëshmi se edhe formimi i qeverisë ka kaluar në çështje të sigurisë

Deklarimet e Rutte-s janë dëshmi se edhe formimi i qeverisë ka kaluar në çështje të sigurisë
Deklarimet e Rutte-s janë dëshmi se edhe formimi i qeverisë ka kaluar në çështje të sigurisë

Xhevat Meha

  • 14 March 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Mark Rutte deklaroi se është duke komunikuar intensivisht me liderët e rajonit. Gjithashtu dha deklarata rreth zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë në Kosovë. Krejt këto i shoh si aktivitete në kuadër të mandatit për siguri që KFOR-i, si strukturë e NATO-s, ka në Kosovë. Zhvillimet në Kosovë janë të lidhura me zhvillimet në rajon, siç është Bosnja. Epiqendra e zhvillimeve, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje, është Serbia.

 

-Për disa, mund të duket e pazakontë që shefi i NATO-s të deklarohet rreth zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë në Kosovë. Deklarimet rreth këtyre janë dëshmi se edhe procesi i zgjedhjeve në Kosovë edhe formimi i qeverisë, kësaj radhe, kanë kaluar në çështje të sigurisë në Kosovë. Pse dhe si kjo?

Duhet t'ju kujtohet, ka qenë rishtazi kur pati ndërhyrje në sistemin e KQZ-së gjatë numërimit të votave. Kjo ndërhyrje ishte kryer nga rrjeti serbo-rus. Dhe fill pas kësaj, po ky shef i NATO-s doli në prononcim ku tha se zgjedhjet ishin të rregullta. Pati edhe një deklarim tjetër pak ditë më vonë. Procesi i numërimit të votave dhe formimi i qeverisë së re të Kosovës ka kaluar në çështje të sigurisë në Kosovë.

Kjo për faktin se këto votime janë duke rrezikuar dhe, me gjasë, janë duke krijuar kushte për fillimin e demolimit të rrjetit të fshehtë serbo-rus, të instaluar nëpër partitë tona politike dhe institucionet e tjera. Fillimi i demolimit të këtij rrjeti është fillimi i humbjes së kontrollit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës përmes këtij rrjeti. Serbia dhe Rusia do të kenë angazhim maksimal që ky demolim të mos fillojë. Dhe ky angazhim i Serbisë dhe Rusisë është cenim i rëndë i sigurisë në Kosovë. E cenimi i sigurisë në Kosovë është fushë të cilën e ka nën përgjegjësi KFOR-i.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".