
Lexoni edhe:
BE e ka ndëshkuar Kosovën me masa kufizuese, pavarësisht progresit dhe reformave të Qeverisë Kurti
Shkruan: ANALISTI-Prof.Dr Eshref Ymeri
Duke pasur parasysh historinë e Dardanisë nën sundimin e Serbisë fashiste gjatë një periudhe gati njëhekullore, pjesëmarrja në zgjedhje në masën 46,54% është me të vërtetë revoltuese. Arsyetimi i parë juaj për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje është shumë i drejtë. Por duhet të kemi parasysh se votuesit mund ta ndiejnë veten të lodhur me klasën politike në pushtet, e cila vetëm premton realizimin e shumë gjërave nëpër fushata zgjedhore, por pas zgjedhjeve nuk i mban premtimet.
-Një klasë e tillë politike, mashtruese, me siguri që është e orientuar nga interesa antikombëtare, sepse ka si qëllim vetëm krijimin e një shtrese oligarkike, si në Tiranë, një shtresë kjo armike e popullit. E tillë ka qenë klasa politike e kryetradhtarit dhe kryeagjentit të Beogradit, Hashim Thaçi. Në këto kushte, votuesit, duke mos qenë të aftë për vetorganizim për rrëzimin e një qeverie të tillë tradhtare, e nxjerrin dufin e tyre me braktisjen e zgjedhjeve, duke mos qenë të vetëdijshëm se, në këtë mënyrë, ata dëmtojnë rëndë vetveten, duke lejuar që qeveria antikombëtare t’ua shtrëngojë në qafë edhe më shumë lakun e varfërisë.
Shumë i drejtë është edhe arsyetimi i dytë juaj për mungesën e besimit në procesin zgjedhor. Me këtë arsyetim nënkuptohet manipulimi i procesit zgjedhor, domethënë vjedhja e votës së qytetarëve përmes shitblerjes së saj. Manipulimi i zgjedhjeve përmes vjedhjes apo shitblerjes së votës është një dukuri sa e turpshme, aq edhe kriminale. Shembulli më tipik i kësaj dukurie e ka dhënë dhe vazhdon ta japë Shqipëria, në të cilën votimet kryhen krejtësisht formalisht për më shumë se 25 vjet. Me sa duket, edhe Republika e Dardanisë qenka infektuar rëndë nga klasa politike e Tiranës.
Diferenca e konsiderueshme e Vetëvendosjes në votime, në shikim të parë, tingëllon si diçka pozitive për këtë formacion politik. Por kjo diferencë e ka edhe rrezikun brenda, sepse një opozitë e dobët bën që partia në pushtet të bjerë në dashuri me vetveten dhe të shmanget nga objektivat kryesore në shërbim të mbarë popullit. Por një diferencë e tillë dëshmon edhe për diçka tjetër: partitë opozitare janë rreshtuar në krahun e tradhtisë së interesave kombëtare dhe e kanë humbur besimin e shumicës dërrmuese të popullit dardan.
Me zgjatjen e afatit të nxjerrjes së rezultateve zgjedhore, KQZ-ja është shndërruar në kopje të KQZ-së në Tiranë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011 në Shqipëri, nxjerrja e rezultatit zgjedhor për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, KQZ, për turpin e tij, e zgjati 2 muaj: nga 8 maji (dita e zgjedhjeve) deri më 8 korrik.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, Vetëvendosjes i takon të krijojë qeverinë, në aleancë me LDK-në dhe me pakicat joserbe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".