
Lufta në Ukrainë duket së do të marrë epilog tjetër


Skender Mulliqi
Shkruan: Skender Mulliqi
Lufta në Ukrainë duket së do të marrë epilog tjetër më ardhjën në krye të Amerikës të Donald Trump.Shumë kush nga mandati i parë kur ishte president Trump për vendimet e tija u quajtë kontravers.Ky si duket e mendon një politikë krejtë ndryshe nga presidentet amerikan që ishin në pushtet.Të gjithë paraardhësit e tij ja thyen kurrizin hegjemonisë ruse duke pa rrezikun e madh që i kanoset njerëzimit.
Trump gjithqka duket po e lidhë më interesa ekonomike -tregtare duke përjashtuar shumë politikën.Kjo mund ti kthehet një ditë Amerikës si boomerang dhe botës demokratike.Se cili do të jetë epilogu i kësaj kthese amerikane radikale në politikën e jashtme është, natyrisht, e pamundur të parashikohet. Megjithatë, është e vështirë t'i shpëtosh përshtypjes së këtu kemi të bëjmë paksa më një qasje eksperimentale, për ta thënë më butë, të administratës së re të Uashingtonit.Takimi i Trump më Zelenskin në Zyrën Ovale, nuk ishte në interesin politik të Ukrainës, duke i dhënë palës ruse një mundësi për të shpallur fitorën dhe për tu kthyer triumfalisht në skenen e madhe botërore.E rrezikshme kjo do të thosha.Dhe mënyrë jo shumë e matur nga presidenti amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij. Nese Zelensky pranoj kushtet amerikane për armpushim pa kushte, këtë sigurisht nuk e bënë diktatori ,Vladimir Putin.Ne biseden e gjatë telefonike lidhur më kushtet e armpushimit ndërmjet Trump dhe Putin, u dakardua në fund që levizja drejtë paqës do të fillojë me një armpushim në sektorë të energjisë .Pas kësaj bisede telefonike presidenti rus Vladimir Putin ka rënë në dakord të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.Mediat ruse kan raportuar së Putin ka urdhëruar ushtrinë të ndalonte sulmet ndaj këtyre objektivave për 30 ditë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se liderët ranë dakord që lëvizja drejt paqes do të fillojnë në Lindjën e Mesme me përfundimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, si dhe negociatat teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi.
Duket së ekziston logjika të disa amerikanë së më shkëputjën e e republikave nga Bashkimi Sovjetik, i është bërë padrejtësi historike Rusisë.Këta amerikanë e shohin luftën në Ukrainë misherim të këtij rreziku, duke mendur që të bëhën leshime territoriale ndaj Rusisë në viset e pushtuara të Ukrainës.Nese mendohet së do të “zbuten rusët” dhe do të mbahën në kontroll, më duket së është qasje e gabuar.Putin nuk e ka synim vetëm pushtimin e Ukrainës, neser kur i ipet mundësia , do të marshon ushtarakisht drejtë shteteve për rreth.Administrata e re amerikane sikur po i jap krah në këtë drejtim , duke e ditur së regjimi i Moskës është largë nga demokracia. Kjo do të ngjallte frikë të logjikshme të 100 milionë njerëz të Evropës Lindore, të cilët kan disponim tradicionalisht anti-rus nga përvoja e hidhur historike,sidomos dy shekujtë fundit më Rusinë cariste dhe BRSS.Putin në bisedimet e paqës që pritën të zhvillohen ,zor që do të bënë lëshime të një të pestës sa konsiderohet që ka pushtuar territor të Ukrainës.Lëshimet eventuale , do të bënin që Rusia të ndëshet më reperkusione për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare , për shkak të agresionit të paligjshem.Dhe, tjetra do tia bënte të pamundur këtij shteti që të kërcënon fqinjët e saj evropianë.Prandaj, ekziston shqetësimi i arsyeshem se nese Moskës e bëhën lëshime në negociata, shumë njerëz do të pyesin “ se kush do të këtë radhën”.Adimistrata Trump ka krijuar qarje më Evropën.Nëse NATO nuk është ajo që ishte dikur, nëse Amerika nuk garanton sigurinë e anëtarëve të NATO-s, nëse parimi "të gjithë për një" nuk është i padiskutueshëm, çfarë do të mendojë një despot me dorë të fortë dhe me ambicie të mëdha si Vladimir Putin? Rusia do të arrinte të bëhët e fortë përballë Amerikës e cila do të mbetej ”tiger letre”.Së a do të tërhiqën Amerika dhe Evropa në mungesë uniteti përballë Putinit, kjo mbetet të shihet …
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".