Do të ishte e ndershme që BE të pranojë gabimet

Do të ishte e ndershme që BE të pranojë gabimet
Do të ishte e ndershme që BE të pranojë gabimet

Xhevat Meha

  • 22 March 2025 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Vizita e ndërmjetësuesit Sørensen në Kosovë dhe Serbi është më tepër përmbushje e një zbrazëtie të aktiviteteve politike sesa për të pasur diçka konkrete. Kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur ndryshime të mëdha në Europë dhe rreth Europës. SHBA gjithashtu është duke ndryshuar shumë në politikën ndaj Europës. Këto ndryshime do të pasohen me ndryshime të politikës së BE-së në Ballkan. Politika e re e BE-së ndaj Ballkanit ende nuk është përcaktuar plotësisht se çka dhe si do të veprohet.

 

-Ndryshimet e vrullshme në marrëdhëniet SHBA-BE dhe BE-Rusi presin që të imponojnë ndryshime të politikës edhe karshi Kosovës, ndryshime këto që pritet të jenë në të mirë të Kosovës. Kur SHBA përballej me Rusinë, vendet e BE-së ndiqnin interesat e ngushta vetanake me Rusinë dhe i lejonin hapësira që Rusia të rrisë interesat e saj në Ballkan, përfshirë Kosovën, sigurisht. Do të ishte e ndershme që BE të marrë përgjegjësitë, të pranojë gabimet dhe t'i kërkojë falje, sidomos Kosovës, sepse ka bërë mëkate ndaj saj.

Tani që SHBA-të i imponuan BE-së që vetë të përballet me Rusinë, vendet e BE-së kaluan në anën tonë. Ne kemi mbi 100 vjet përballje me Rusinë (proksinë e saj, Serbinë), tani BE është bërë aleat me ne në përballje me Rusinë. BE-së i është imponuar që të ndryshojë drejtim politik karshi nesh. Deri tani na shikonin si "ata atje" dhe jo si aleat me interesa të përbashkëta. Këtë ndryshim pozitiv, Kosova duhet të përgatitet që ta shfrytëzojë në të mirën e saj

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".