
FENOMENET ME PASOJA TRAGJIKE QË PO I NDODHIN KOSOVËS!...


Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.
Gjithnjë e mӫ shpesh po tronditemi me lajme sensacionale, me dhunӫ nӫ familje deri tek aktet kriminale me vrasje qӫ janӫ tӫ pafalshme. Ngjarja qӫ ndodhi mbrӫmӫ nӫ Stanovc tӫ Vushtrrisӫ ku u vranӫ dy persona alarmon se shoqëria Kosovare po përballet me kriza mӫ tӫ ndryshme tӫ cilat po e sfidojnë rendin, qetësinë publike, dhe sigurinӫ e individit familjes, apo tӫ shoqӫrisӫ. Statistikat tregojnӫ se qӫ nga viti 2010 nӫ Kosovӫ u vranӫ 52 gra. Numӫr ky qӫ troket nӫ ndërgjegjen e shoqӫrisӫ nӫ pӫrgjegjӫsinӫ e Institucioneve tӫ Sigurisӫ, tӫ Institucioneve te Prokurorisӫ dhe tӫ Gjyqesise. Duhet tӫ theksojmë se vetӫm gjatӫ muajit Mars tӫ kӫtij viti nӫ organet e sigurisӫ u regjistruan 30 raste tӫ dhunӫs nӫ familje.
Kӫto fenomene negative qӫ po ndodhin nӫ Kosovӫ janӫ shqetӫsuese dhe si rrjedhojë kanӫ dӫshtimin e Edukatӫs familjare, dӫshtimin e Sistemit tӫ Arsimit, dӫshtimin e plan programeve shkollore dhe tӫ kulikulave tӫ gabuara dhe tӫ dӫshtuara nӫ eksperimentimin e punӫs nӫpӫr shkollat tona. Gjatӫ historisӫ tӫ zhvillimit tӫ shoqӫrisӫ, familja Shqiptare ka qenӫ burim i kultivimit tӫ edukatӫs tӫ fӫmiut pӫr ta ndӫrtuar personalitetin e dobishӫm tӫ njeriut. Kӫto vlera tani qӫ nga pas lufta kanӫ filluar tӫ degradohen, tӫ (zbehen) gjithandej, pӫr shkak tӫ ndrrimit tӫ gjeneratave dhe tӫ depӫrtimit tӫ rrymave dhe kulturave mӫ tӫ ndryshme nӫ vendin tonӫ. Mbyllja e Odave, dhe Kullave tӫ cilat dikur ishin kult i komunikimit duke i ruajtur dhe kultivuar marrëdhëniet ndӫrnjerӫzore, historinӫ dhe traditӫn kombӫtare ӫshtӫ dӫshtimi mӫ i madh qӫ i ka ndodhur shoqӫrisӫ Kosovare. Sot nӫpӫr shkollat tona nxӫnӫsit nӫ vend tӫ librit apo fletorӫs nӫ dorӫ mbajnӫ telefonin duke hyrӫ - depertuar ne rrjetet sociale tӫ pa kontrolluara me plotӫ dekadencë tӫ kulturӫs sӫ rrokut dhe me industri tӫ shfrenuar. Sot njeriu nӫse kalon afӫr Institucioneve shkollore nuk mund tӫ hasӫsh nӫ ndonjӫ nxӫnӫs qӫ pӫrshӫndetӫ tӫ moshuarin pӫrmes respektit “Mirӫmӫngjes apo Mirӫdita”. Punӫtorӫt e arsimit kanӫ harruar tӫ mbajnӫ orӫ mӫsimi javore siq ishte dikur ora e Edukatӫs Morale nӫpӫr shkolla fillore edhe ato tӫ mesme.
Sjellja dhe kodi Pedagogjik i mӫsuesit apo arsimtarit – profesorit i kanӫ kaluar tӫ gjitha kodet pӫr ta ruajtur nivelin e pedagogut dhe autoritetin e mesimdhenesitӫ. Kӫsaj gjendje po i kontribuon edhe pasiviteti total i jetӫs politike e shoqӫrore nӫpӫr fshatra dhe vendbanime tona. Dikur nӫpӫr fshatra dhe Bashkӫsi Lokale mbaheshin tubimet e qytetarӫve, nӫ tӫ cilat bisedohej pӫr hallet, problemet, pӫr raportet ndӫrnjerӫzore duke ndërmarr veprime preventive pӫr zgjidhjet e problemeve ndӫrmjet individëve apo familjeve tӫ cilat kanӫ treguar suksese tӫ pamohueshem. Tӫ gjitha kӫto dӫshtimet tona tӫ shoqӫrisӫ nӫ pӫrgjithӫsi kanӫ krijuar dhe po krijojn probleme me pasoja mӫ tӫ ndryshme nӫ zhvillimin e njӫ shoqӫrie tӫ emancipuar me vlera Demokratike pӫr tӫ cilӫn jemi pӫrcaktuar por mjerisht jemi duke dӫshtuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".