
Lexoni edhe:
Refuzimi i propozimit të Presidentes nga ana e Qeverisë është kulmi i përçarjes
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
SHBA kanë vendosur tarifa tregtare për botën, për Kosovën 10%, por Kosova mund të bëjë një hap në këtë drejtim. Megjithatë, kjo nuk është e sigurt që SHBA-të do t’i heqin tarifat. Pra, edhe po të ndodhë, SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara në mbrojtje të plotë tregtare ndaj tërë globit.
Refuzimi i propozimit të Presidentes nga ana e Qeverisë është kulmi i përçarjesLexoni edhe:
-Tash shumëçka varet se a do të fitojë diçka nga kjo luftë botërore tregtare. Tash pritet të shihet se çfarë fitojnë SHBA-të me këtë angazhim. Realiteti është se investitorët e jashtëm po i humb, pra BE-ja dhe të tjerët.
Kjo politikë tregtare më së shumti ka nervozuar aleatët e SHBA-ve. Do të shihet më vonë se çfarë ka fituar Trump me këtë aventurë të madhe dhe të paprecedentë në politikën amerikane.
Kosova ka probleme me prodhimtarinë vendore. Këto produkte që mungojnë, dikund duhet t’i marrë – pra, t’i importojë. Normalisht, këtë import do të ishte më mirë ta bënte nga vendet tjera, por çmimet janë më të shtrenjta. Këtu s’ka politikë, këtu ka veç interes ekonomik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".