
Lexoni edhe:
Burjani: Kuvendi nuk bëhet me manipulim të opinionit publik
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Vonesat e partive parlamentare, përkatësisht të deputetëve të zgjedhur në formimin e institucioneve të reja, e më konkretisht të Qeverisë, më shumë se sa e rrezikojnë stabilitetin demokratik dhe durimin e qytetarëve, e cenojnë besimin e partnerëve ndërkombëtarë.
Burjani: Kuvendi nuk bëhet me manipulim të opinionit publikLexoni edhe:
-Kur e them këtë, kam parasysh faktin se qytetarët e Kosovës janë bërë imunë ndaj vonesave në formimin e institucioneve, ngase, si me to, ashtu edhe pa to, kushtet e jetesës së tyre mbesin të njëjta dhe të pandryshuara.
Për qytetarët e Kosovës, më e rëndësishme sesa koha e formimit të institucioneve është cilësia dhe funksionaliteti i tyre.
Megjithatë, për Kosovën si shtet i ri dhe ende i pakonsoliduar në arenën ndërkombëtare, koha është tepër e rëndësishme. Në një situatë globale, ku zhvillimet dhe ndryshimet gjeopolitike ndodhin me shpejtësi të madhe, vonesat në formimin e institucioneve mund të shkaktojnë dëme zinxhirore.
Pra, në këtë realitet të ri global, ku zhvillimet nuk ndalen dhe nuk presin, nuk ka kohë që politikanët tanë të merren vesh për ndarjen e “gjahut” të pushtetit.
Ngërçi institucional dhe vonesat në formimin e institucioneve të reja demokratike janë dëshmi se sistemi politik i Kosovës ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese, në mënyrë që të shmangen krizat e përsëritura.
Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe nxjerrja e një projektligji që mundëson zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli, e jo nga vota e partive politike në Parlament, do të evitonte ngërçet paszgjedhore, kontrabandimin e postit të presidentit dhe pazaret politike në formimin e Qeverisë.
Reformimi i sistemit zgjedhor do të prodhonte një sistem më efikas elektoral dhe stabilitet afatgjatë e demokratik në vendin tonë.
Për më tepër, formimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja ndikon në rritjen e kredibilitetit të tyre karshi faktorit ndërkombëtar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".