
Lexoni edhe:
Përplasjet mes VV-së dhe partive të tjera po dëmtojnë funksionimin e Kuvendit
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Insistim i kotë, edhe pse e dinë mirë se nuk kalon; ideja është me fitu poena politikë në publik, me luajt rolin e viktimës. LVV do të bie shumë më shpejt nga skena politike sesa opozita. Partitë aktuale opozitare e kanë mbajtur veten duke bashkëpunuar njëra me tjetrën, ndërsa këta nuk bashkëpunojnë fare me të tjerët dhe kanë humbur 8% në zgjedhjet e shkurtit.
Përplasjet mes VV-së dhe partive të tjera po dëmtojnë funksionimin e KuvenditLexoni edhe:
-Pastaj, sjelljet nepotiste, korrupsioni me punësim, punësimi korruptiv partiak e klientelist, fatkeqësisht pa kurrfarë dallimi nga ata të mëhershmit; ata ranë nga pushteti me politikë korruptive dhe edhe VV e vazhdoi këtë rrugë. Andaj filloi rënia e madhe. Nëse shkohet në zgjedhje, edhe më keq do të jetë për VV.
VV ka humbur shumë vetëm për një mandat, ndërsa më herët opozita aktuale në një mënyrë ka qëndruar në pushtet mbi 19 vjet.
U dëmtua interesi qytetar, u sakatua për interesa të shumta partiake dhe personale të njerëzve. Janë në gjendje pa ndal me dëmtu konstituimin dhe mos me lëshu pe asnjëra prej tyre. Nuk duan Kuvend, por lojë dhe absurditet. Të gjithë së bashku po i dëmtojnë qytetarët.
Duke pasur parasysh se VV nuk është parti, por grumbull njerëzish me elektorat të huaj, kanë dështuar plotësisht. Janë sjellë politikisht keq, të padijshëm dhe të paaftë për të mbajtur institucionet me sukses. Zgjedhje, nëse i kërkojnë, edhe do t’i kenë. E keqja më e madhe që ka mundur ta gjejë këtë popull është ardhja në pushtet e njerëzve që politikën e shohin si përfitim maksimal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".