
Lexoni edhe:
Maloku: Bllokada e Kuvendit, një ‘gangrenë’ që po e gërryen sovranitetin
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Duke qenë se pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri tregon një rënie të lehtë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur pjesëmarrja ishte 48,59%, por një rritje krahasuar me vitin 2023, kur në votime morën pjesë vetëm 37,79% e zgjedhësve, ndërsa sivjet, për herë të parë, procesi i votimit përfshiu edhe shqiptarët në diasporë, ku sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja e diasporës rezultoi të ishte 79,24%, një shifër dukshëm më e lartë se ajo brenda vendit, dëshmohet se numri i votuesve pothuajse është konstant dhe pa ndryshime të mëdha.
Maloku: Bllokada e Kuvendit, një ‘gangrenë’ që po e gërryen sovranitetin Lexoni edhe:
-Kjo dëshmon se shqiptarët jashtë vendit, megjithëse nuk preken drejtpërdrejt nga pasojat e politikave të përditshme në Shqipëri, nga dëshira për ndryshime, treguan më shumë interes për zgjedhjet sesa vetë qytetarët brenda vendit, gjë që më së miri e tregon pjesëmarrja e ulët në qarqe si Vlora dhe Shkodra, që është një tregues i zhgënjimit të thellë qytetar ndaj klasës politike, nëse nuk është rezultat i manipulimeve partiake për të ndikuar rezultatin përmes votës së diasporës.
Në fakt, për shkak të problemeve politike, trendi i daljes në zgjedhje ka rënë shumë, veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, përndryshe nuk do të kishte fare kuptim legjitimiteti i një qeverie të "re", kur më shumë se gjysma e qytetarëve në Shqipëri nuk u paraqitën fare për të votuar!
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, bazuar në raportimet nga 3.020 qendra votimi, prej 5.225 gjithsej në mbarë Shqipërinë, pjesëmarrja në votime brenda vendit ka qenë 42,17%.
Ky rezultat tregon një rënie të lehtë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur pjesëmarrja ishte 48,59%, por një rritje krahasuar me vitin 2023, kur në votime morën pjesë vetëm 37,79% e votuesve, derisa për herë të parë këtë vit, procesi i votimit përfshiu edhe shqiptarët në diasporë dhe, sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja e diasporës arriti në 79,24%, një shifër dukshëm më e lartë se ajo brenda vendit.
Pjesëmarrja në votime brenda vendit sipas qarqeve:
Berat: 39,55%. Dibër: 50,10%. Durrës: 40,53%. Elbasan: 42,13%. Fier: 42,02%. Gjirokastër: 39,23%. Korçë: 40,99%. Kukës: 46,15%. Lezhë: 41,56%. Shkodër: 36,78%. Tiranë: 48,73%. Vlorë: 31,49%.
Pjesëmarrja e diasporës sipas qarqeve:
Berat: 78,70%. Dibër: 80,21%. Durrës: 81,47%. Elbasan: 79,15%. Fier: 81,41%. Gjirokastër: 77,68%. Korçë: 78,96%. Kukës: 76,58%. Lezhë: 81,07%. Shkodër: 78,65%. Tiranë: 81,52%. Vlorë: 78,68%.
Kurse pjesëmarrja e ulët në disa qarqe si Vlora (31,49%) dhe Shkodra (36,78%) kontraston me shifrat më të larta në Tiranë (48,73%) dhe Dibër (50,10%). Por ndërkohë, diaspora është shfaqur më aktive, duke reflektuar interes të lartë për procesin zgjedhor nga qytetarët jashtë vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".