
Lexoni edhe:
Vullneti për anëtarësimin e Kosovës ekziston, por statutsi i NATO-s nuk e lejon
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Referenca te Gjykata Kushtetuese, përgjatë këtyre dy muajve të fundit, është vënë re për disa shabllone e lëshime, që ngjallin huti dhe paqartësi. Mungesa e kryetarit të Kuvendit, sipas Kushtetutës, po e pamundëson krijimin e grupeve parlamentare. Kjo po nënkuptohet si justifikim për zvarritjen e qëllimshme të formimit të institucioneve.
Vullneti për anëtarësimin e Kosovës ekziston, por statutsi i NATO-s nuk e lejonLexoni edhe:
-Është hera e parë që Kosova përballet me vakum kushtetues. Kushtetuta nuk ka arritur të veprojë në masën e duhur as në demokraci. Përgjegjësi kushtetuese kanë të gjitha subjektet politike. Kur ish-pushtetarët shpërfillën ligjet dhe vetë Kushtetutën, duke e zhvatur shtetin egërsisht, partitë politike bënin sehir dhe nuk bënë asgjë për t’i stopuar ata.
Opozita PAN-iste, përgjatë gjithë mandatit qeverisës të LVV-së, ka qenë skajshëm destruktive dhe, pothuajse gjithherë, palë me Serbinë për ta larguar Kurtin nga pushteti. Edhe në vënien e sanksioneve ndaj Kosovës, krahas Serbisë, edhe PAN ka kontribuar zellshëm. Madje, kuadrot e PDK-së “janë zënë me pelë për dore”, duke lobuar kundër favorizimit të Kosovës, përderisa Albini është në pushtet! Kjo na kujton raportin nuse-vjehërr: “Për inat të sime vjehrre, do të fle me mullixhiun!”
Dhe, krejt në fund, në ngulmimin e opozitës për ta zbutur humbjen në fushëbetejë, duan fitoren në tavolinë! Për këtë dyshohet në presionin-porosi nga hisedarët e lirisë sonë, që opozita e bashkuar dhe Lista Serbe, me bojkot e bllok, të ndalin qeverisjen Kurti me Vetëvendosjen e tij! Gjithsesi, hiç parimore dhe fort e pamoralshme!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".