Jo aleanca, por detant, koekzistencë, mirëkuptim dhe kompromis

Jo aleanca, por detant, koekzistencë, mirëkuptim dhe kompromis
Jo aleanca, por detant, koekzistencë, mirëkuptim dhe kompromis

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 09 June 2025 - 15:32

Shkruan: Akademik Prof.Mehdi HYSENI

Jo aleanca, por detant, koekzistencë, mirëkuptim dhe kompromis  paqësor ndërkombëtar .

 

-Kështu na apostrofon edhe Karta e Kombeve të Bashkuara (1945-2025); e drejta ndërkombëtare, si dhe rendi i ri juridik pozitiv ndërkombëtar, sidomos nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, që të mos përsëritet (1939-1945)   tragjedia  e popujve,        që përjetuan llahtaritë, vrasjen e plagosjen e qindra, mijëra e miliona njerëzëve civlië të pafajshëm në zemrën e Evropës së sotme dhe jashtë saj në Afrikë, në Azi etj.

Gjithashu, edhe lufta e ftohtë (1947-1990), si dhe “luftërat e nxehta” pas mbylljes së kaptinës së saj deri më sot (për shkak të shthurjes së sistemit bipolar të dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS) na tërheqin vërjtjen se,  bota nuk stabilizohet dhe nuk qetësohet vetëm duke përdorur politikën e forcës, si dhe armët e arsenalin më të sofistikuar ushtarak modern   në emër të zgjidhjes së problemeve dhe konflikteve të ndryshme rajonale dhe ndërkontinentale ndërmjet  vendeve me probleme të pazgjidhura koloniale  ndërshtetërore, sidomos në Evropëm Juglindore, pikërisht në Ballkan.

 

Pse nuk ndëshkohet Serbia kolonialiste në Ballkan ? !

 

Këtë e dëshmuan 3(tre) agresionet e kolonializmit gjenocidal dhe territorial të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), të cilat viktimizuan me qindra e milionë viktima civile të pafajshme, vetëm pse nuk ishin serbë dhe nuk pranonin, që vullnetarisht të bënin vetëvrasje dhe që pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme t’ua falnin pushtuesve kolonialistë dhe militaristë serbë si “pronësi legjitime dhe legale” e Serbisë së Madhe dhe e Kishës Ortodokse Retrograde Serbe.

 

Mirëpo, kjo luftë gjenocidale e Serbisë kundër Kosovës si ish-koloni e saj (1912-1999), në kuptimin historik, politik dhe juridik ndërkombëtar, ende ka ngelur e pazgjidhur, sepse kolonializmi serb në Kosovë (jo vetëm në Kosovë, por edhe në Preshevë, në Bujanoc e në Medvegjë) ende nuk është penalizuar sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke qenë se, Beogradi zyrtar me lidershipin  e Serbisë , Alekasnandër Vuçiq në krye si president, i mbështetur nga KOS-I dhe nga  forcat e tjera ekstreme nacionaliste, shoviniste, antidemokratike dhe antipaqësore, si para Bashkimit Evropian (BE), para NATO-s, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe para Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as de fakto e as de jure nuk po pranojnë  të vërtetën historike se Kosova është pjesë e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike, por, po quajnë  “Jerusalemi serb” !?

 

-Kjo është rrena më e madhe dhe më e rafinuar e histriografisë, e politikës, e drejtësisë dhe e diplomacisë serbomadhe ( që nga “Naçertanija” 1844 e Ilija Garashaninit në funksion të kolonializimit, të ankesimit dhe të copëtimit të territoreve autoktone pellazgo-ilire të Shqipërisë Etnike Natyrale.

 

Mirëpo, kjo është  “tezë e shpërdredhur” ( e ndryshuar sikurse tezet e tjera të ndërruara me shekuj, se gjoja “Kosova është Serbi”…etj.) alla-serbomadhe, se e vërteta e pamohueshme historike, është se Kosova është Jerusalemi shqiptar i Shqipërisë Etnike Natyrale, jo kursesi “Jerusalem i Serbistanit” !

 

S’ka  BE për Shqipërinë dhe për Serbinë pa dënimin paraprak të krimeve politike

 

Këtë kusht të panegociueshëm, Maria Kallas (Shefja për Politikë të Jashtme dhe për Siguri  të BE-së) nevojitet që tani t’i vërë në dijeni Aleksandër Vuçiqin (president aktual i Serbisë) dhe Edi Ramën (kryeministër aktual i Shqipërisë), se nuk mund të bëhen anëtare të BE-së derisa të mos i zgjidhin problemet ndërterritoriale, si dhe problemet e tjera, që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe në Shqipëri, edhe në Serbi.

 

Së pari, Shqipëria për të aderuar në BE, domosdoshmërisht, duhet t’i “raportojë” me shkrim dhe me gojë, Përfaqësues së lartë të BE-së, Marija Kallas, se ka zgjidhur problemin e dy vrasjeve politike në Shqipëri, që kanë ndodhur  gjatë vitit 1998. Po në këtë vit, më 9 maj 1998, vriten barbarisht heronjtë e Kosovës, përkatësisht të UÇK-së, Ilir (Halit) Konushevci (Gjeneralmajor) dhe Dr. Hazir Malaj, si dhe më 21 vritet Ahmet Krasniqi (Kolonel). Mirëpo qe 27 vjet  (1998-2025) Prokuroria e Tiranës e as gjykatat e saj, ende nuk kanë sjellë në bankën e zezë të gjykimit të atentatorëve terroristë, që kanë vrarë këta tre heronj të Kosovës, përkatësisht të UÇK-së.

 

Për këtë padrejtësi ndaj këtyre dëshmorëve të Kosovës, BE-ja dhe OKB-ja, duhet të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi nga Qeveria e Shqipërisë, sepse ka shkelur të drejtat dhe liritë elemntare të njeriut, duke mos i gjykuar vrasësit e këtyre heronjve për 27 vjet rresht !?

 

Pra, de fakto dhe de jure, Shqipëria mund të jetë pjesë integruese e BE-së, pasi ta ketë zgjidhur këtë rast të vrasjeve politike në Shqipëri, sepse mosgjyimi I atentatorëve terroristë rrezikon sistemin e shtetit të së drejtës, sistemin e demokracisë, si dhe tërë korpusin e të drejtës humanitare ndërkombëtare, duke qenë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë të panegociueshme, të mbrojtura me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së  drejtës ndërkombëtare.

 

Gjithashtu, edhe Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së pa njohjen de fakto dhe de jure të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së Preshevës, të Bujanicit dhe të Medvegjes, që edhe sot janë koloni të Serbisë (1876-2025). Pa ndëshkimin e sundimit kolonial të Serbisë në tokat autoktone shqiptare, ekzistenca dhe fati i BE-së, do të jenë një pikëpyetje e madhe për Ballkanin Perëndimor, sepse kolonializmi serb, pa dyshim do të mbështetet nga Rusia dhe nga Kina…etj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".