Mulliqi: Nuk ka mbetur tjetër veq dikush në sallën e Kuvendit të Kosovës, ti bie daullës

Mulliqi: Nuk ka mbetur tjetër veq dikush në sallën e Kuvendit të Kosovës, ti bie daullës
Mulliqi: Nuk ka mbetur tjetër veq dikush në sallën e Kuvendit të Kosovës, ti bie daullës

Skender Mulliqi

  • 10 June 2025 - 17:20

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Ata që janë të etur për pushtet e drejtojnë agjendën e tyre pas një diqkaje të shpikur

- Nuk ka mbetur tjetër veq dikush në sallën e Kuvendit të Kosovës, ti bie daullës të shfaqjeve të turpit.Shumica jnë neveritur nga kjo arrogancë e këtyre kuvendarëve të cilët nuk po kan kufi në vallën e djallit, kur shumë bashkëqytetarë po jetojnë jo mirë e disa po vazhdojnë të flenë në kontenjër dhe shtëpi gjysëm të shkatërruara .Turp për ta !!!.

Çdo njeri normal turpërohet për veprimet e tija të dëmshme në jetën e tij.Në të gjithë bëjmë gabime , pyetja është a kemi forcë të pranojmë ?Është keq kur një përson nuk mëson nga gabimet e tij.Njerëzit tanë të politikës nuk po i vretë turpi dhe as ndërgjegja për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës !Me njerëzit e padinjitet nuk arrihen objektivat e shtet ndërtimit dhe të mirëqenjës.Këta kan gjuhë pa formë dhe normë.Nese gjithqka është fluide , atëherë asgjë nuk është.Këta kuvendarë kan probleme më veten , kan probleme se deri ku shkojnë kufijtë e normalës dhe mos të flasim për kufijë kombëtar.Këta nuk kuptojnë ligjet dhe kushtetutën.Ata që janë të etur për pushtet e drejtojnë agjendën e tyre pas një diqkaje të shpikur .Nuk dijnë dhe as nuk dojnë më kuptuar për deskriminimin ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit .Ata janë duke krijuar imazhin më të keq të populli.Janë duke paraqitur hapur së janë më logjikë pushtetare duke e përjashtuar logjikën shtetërore.Populli po financojnë në njerëz të pa fije culture politike .Interesi i shtetit është që të kemi ligjvënës të mirë në krye .

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo.Cili është interesi i shoqërisë në promovimin e njerëve të cilët po ngjasojnë në të sëmuar psikik!Të rinjët tanë nuk kanë nevojë për frymëzim të keqës, dhe as për lakuriqësi politike.Nuk ka mbetur asgjë veq dikush në sallën e kuvendit ti bie daullës të shfaqjeve të turpit.Shumica janë neveritur nga kjo arrogancë e këtyre kuvendarëve të cillët nuk po kan kufi në vallën e djallit, kur shumë bashkëqytetarë po jetojnë jo mirë e disa po vazhdojnë të flenë në kontenjër dhe shtëpi gjysëm të shkatërruara .Turp për ta !!!. Tani arroganca ka arritur në një nivel të ri, ku një kategori politikanësh po fluturojnë nga gëzimi së janë bërë pasanikë në kurriz të taksapaguesve , duke shijuar luksin e formës më të lartë .Kjo dhe shumë defekte të tjera shoqërore dhe politike , dhe të krizave përmanente kan bërë që njerëzit po vazhdojnë të largohen nga vendlindjët e tyre, sidomos në periudhën 20 vjeqare të qeverisjës jo të mirë më vendin.Këta e kan përjashtuar dialogun se energjinë e tyre po e drejtojnë jo në kreativitet, unitet dhe të artit politikë.Këta po na servojnë ndasitë të tipit reaksionar .Inkuadrimi i dialogut nuk është shënjë dobësie , veq zgjidhje strategjike për mbijetës dhe përparim.Vetëm duke përkujtuar vitet e 90-ta të shekullit të kaluar të luftës për çlirim të Atdheut, dhe ndijësitë tona kolektive, na dërgojnë në kursin më konstruktivitet dhe përparim drejtë Evropës së civilizuar. Dhe ,është koha e fundit që tu dalim përpara destruktiviteteve politike e destruktiviteteve të tjera , të cilat shumë gjatë e kanë definuar të ardhmën tonë…

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".