
Lexoni edhe:
Mulliqi: Kur prishet çatia e Kuvendit si institucion më i lartë i shtetit, rrezikohet edhe prishja e çatisë së Kosovës!
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Deputetët e Kosovës hajgare nuk po bëjnë, por po blejnë kohë, po duhen zgjedhje. Përshtypja ime është që nuk iu ka pëlqyer rezultati në zgjedhjet e 9 shkurtit, askujt as pozitës e as opozitës. Duhet një qeveri njëvjeçare deri te zgjedhja e presidentit të ri, këtu është problemi.
- Kam thënë edhe më herët, opozita mund t’ia votojë kryeparlamentarin, por prapë votës për me themelu qeveri nuk ka, pra me ia marrë qejfin bën, por ajo kënaqësi vazhdon vetëm deri në zgjedhje të qeverisë.
Gjendja është dramatike që kërkon epilog të shpejtë, ose zgjedhje, ose zgjidhje, mos me humbur kohë kotë te qytetarët dhe ardhmëria.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".