
Politika e jashtme e SHBA-së për Ballkanin ka hyrë në një fazë të ndryshuar


Qani Shabani
Shkruan: ANALISTI-Qani Shabani
Unë kam shkruar disa herë më parë, me bindje të palëkundur dhe me referencë në zhvillimet e fundit, se politika e jashtme e SHBA-së për Ballkanin ka hyrë në një fazë të ndryshuar. Kosova nuk është më në krye të axhendës diplomatike amerikane. Kjo shihet qartë në heshtjen përballë krizës institucionale në Prishtinë dhe në mungesën e presionit mbi Beogradin për llogaridhënie. Por, kjo nuk do të thotë se Kosova është braktisur nga strategjia e madhe amerikane, përkundrazi SHBA vazhdon ta mbajë Kosovën si pikë kyçe të arkitekturës së sigurisë në Ballkan.
Në këtë fazë të re, është e qartë se ndërhyrja e SHBA-së në dialogun Kosovë–Serbi nuk do të jetë më e drejtëpërdrejtë, siç ishte në dekadën e parë pas luftës, kur përfaqësuesit amerikanë udhëhiqnin proceset me ndikim të plotë dhe vendimmarrës. Tani ajo do të jetë një ndërhyrje indirekte, përmes instrumenteve të diplomacisë multilaterale, përmes bashkërendimit me BE-në, përmes mbështetjes së akterëve lokalë, por gjithnjë duke ruajtur kontrollin strategjik mbi drejtimin e përgjithshëm. Kjo qasje e re e bën edhe më të domosdoshëm kujdesin nga interpretimet e gabuara që mund të krijojnë iluzione te Serbia për dobësim të linjës amerikane në rajon.
Christopher Hill një zë i vjetër i zhytur në nostalgjinë e Beogradit
Në këtë moment delikat për Kosovën dhe për tërë rajonin, deklarata e ish ambasadorit të SHBA-së në Serbi, z. Christopher Hill, përbën një devijim të rëndë nga fryma e politikës afatgjatë të SHBA-së. Të thuash sot se SHBA nuk do të ndërhyjë më si dikur është sikur Hill ta zbulonë" ujin e nxehur" deklarata e Hill është e pa rafinuar dhe i pa artikuluar siç duhet. Vetëlargim nga misioni . Hill i njohur për qëndrimin e tij tepër të butë ndaj Serbisë, mbetet i hipnotizuar nga eksperienca e tij diplomatike në Beograd, dhe kjo e bën atë të shfaqë më shumë simpati për strukturat politike të Serbisë sesa për realitetin e gjakut dhe sakrificës mbi të cilin u ngrit Kosova.
SHBA nuk është një diplomaci e individit por një fuqi presidenciale me bosht strategjik
Politika e jashtme e SHBA-së nuk përcaktohet nga qëndrimi i një ambasadori në pension, sado përvojë të ketë. Ajo ndërtohet në zyrën Ovale, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin e Shtetit dhe në koordinim me aleatët globalë. Çdo zë që bie ndesh me këtë bosht të politikës së përgjegjshme është ose i keqinformuar, ose i ndikuar nga nostalgjia për epoka të vjetra diplomatike që nuk përkojnë më me rrethanat aktuale.
Kosova sot po rrëshqet drejt një krize të thellë dhe SHBA nuk mund të qëndrojë spektatore
Përballë një bllokade totale politike në Kosovë me mbi 30 përpjekje të dështuara për konstituimin e Kuvendit, me mungesë të qeverisë funksionale dhe me vakum institucional, heshtja e SHBA-së është e kuptueshme. Sepse SHBA kërkon që Kosova vetë të Administroj me institucionet por në fund nuk do të rij duarkriq! kjo situat nuk interpretohet si dorëzim i fushës së ndikimit euroatlantik dhe si leje për Serbinë dhe aleatët e saj të përparojnë në terren. Fjalët e Hill janë një jehonë e kohërave kur Serbia mendonte se mund të diktonte zhvillimet në rajon por kjo kohë ka perënduar.
SHBA ka investuar shumë dhe Kosova është kryevepra e ndërhyrjes së saj humanitare dhe strategjike
Kosova është dëshmi e gjallë e asaj që do të thotë diplomaci në shërbim të drejtësisë, intervenim për të parandaluar gjenocidin, dhe ndërtim i shteteve mbi bazat e lirisë. Nëse SHBA largohet sot nga Kosova, ajo jo vetëm që dështon në rajon, por rrezikon të përçojë një precedent fatal në politikën ndërkombëtare.
Kosova nuk është vetëm një aleat është testamenti i moralit strategjik të SHBA-së
Kosova nuk ka kërkuar mëshirë nga SHBA. Kosova ka kërkuar drejtësi. Kosova nuk ka kërkuar intervenim për privilegj, por për mbijetesë. Dhe SHBA nuk ka ndërhyrë vetëm për interesa, por për ideale. Nëse SHBA e braktis Kosovën sot, ajo do të braktisë veten. Do të braktisë idealin që ka ndërtuar për dekada me radhë të jetë fuqia që nuk hesht përballë padrejtësisë.
Kosova është vendi ku SHBA ose do të rifitojë kredibilitetin ose do ta humbë përballë Rusisë Kinës dhe Serbisë
Nëse SHBA nuk reagon, atëherë Serbia do të reagojë përmes aleatëve të saj. Nëse SHBA hesht, atëherë Rusia do të flasë me ndikim, me armatim dhe me dezinformim. Nëse SHBA tërhiqet, atëherë vija e parë e frontit për vlerat perëndimore në Ballkan do të shpërbëhet.
Hill është një zë që vjen nga e kaluara. Por Kosova është e ardhmja. Dhe SHBA duhet të zgjedhë do të mbrojë të ardhmen që vetë ka ndihmuar ta krijojë apo do të heshtë përballë shkatërrimit të saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".