BOTA NË MES UDHËKRYQIT DHE APOKALIPSËS TOTALE

BOTA NË MES UDHËKRYQIT DHE APOKALIPSËS TOTALE
BOTA NË MES UDHËKRYQIT DHE APOKALIPSËS TOTALE

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 23 June 2025 - 13:02

Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

-“Nuk di çka të ju them për Luftën e Tretë Botërore. Por, nëse ndodhë e Katërta, njerëzit do të luftojnë me shigjeta”! Albert Ajnshtajn

E shënuam këtë profeci të njohur sepse për çdo ditë po flitët e shkruhët për mundësin e shpërthimit të Luftës Tretë Botërore. Lufta po zhvillohët si “dramë provuese”, para syve tanë, në Ukrainë, në Gazë dhe në luftën Iran-Izrael.E vërteta, Lufta Izraelito-Iraniane deri me tash është më e egra në shekullin XXI në glob. Kjo për faktin se pas të dy palëve në luftë, qëndrojnë superfuqitë që kanë arsenal nuklear dhe hidrogjenik e biologjik, sa që ekzistenca e njeriut mbi tokë ka ardhur në pikën kritike. E, duhët të besojmë se do të ngadhnjejë arsyeja, por dëmët ku po mbesin, sespe ato janë të pa kompenzuara, sepse nuk do të ketë fitues, sepse nuk do të ketë ka humbës klasik.E vërteta në ditën e dielë SHBA i sulmuan në shkallë speciale galeritë e Iranit në tri lokacione ku dihet se përgatitët prodhimi i bombave atomike, prej të cilave nuk ka kurrfar dobie as ai që i përdorë. Pra, përdorimi i arsenalit berthamor për qëllime ushtarake është deri me tash investimi më apsurd që ka ndërmarrur njeriu. E themi këtë sepse lufta nukleare është shkatrrim total shfarosje e njeriut dhe vdkje totale e abientit.

Gjatë këtij qershori 2025, lufta në mes Izraelit dhe Iranit në realitet është një konjunkturë e luftës që e mshef realitetin në mes Izraleit dhe Palstinës. E pse mos ta themi, se pas Izraelit mshifet tërë bota e cilivilizimit “nuklear” Perendimor. Ndërsa pas Palestinës dhe Iranit mshifet bota “balistike” e kulturës Lindore. I përdorëm fjalët civilizim dhe kultuarë, jo për ta lakuriquar dallimin por për ta kuptuar se të dy taborret janë në luftë speciale me dekada, të cilat në stilin “sot për neser”, janë kah e mashtrojnë jo vetëm sistemin por edhe rrënjët e tij-demokracinë, kuptohet pas shembjës së një pjese të totalitarizmit-komunizmit, të cilin e propogandonin se : “nuk ka konkurecë, se është jeta e jetuar e ardhmërisë”. Të dy konstatimet, në esencë janë rrelative sipas Teorisë së Relativitetit, sepse çdo gjë është politikë agresive nën tepih dhe diplomaci e dështuar në tavolinë, me qëllim dhe pa dorëza, sepse pas tërë këtij incidenti të mjegullueshëm maskohët një forcë e civilizimit që është kah e finanson tërë “shfaqjën” teatrale.Në fakt, për ata që “shfaqjën” e këtillë e përciellin me kujdes dhe pa dioprti, nuk e kanë të vështirë për ta kuptuar se sa kushtojnë plumbat dhe kush i paguan biletat në këtë “teatër”. Natyrisht, se për të shtruar pyetje është fare lehtë. Por për të lëshuar përgjegje faktike, mbetët përgjegjësi që shkon se edhe kur njeriu e dinë përgjegjën, nuk është profitabile që të jipet, sepse e dëmton një hapsirë jetësore shumë më të gjërë, madje i dëmton miqët dhe tregon për pabesi në miqësi. Por një fakt dihët, se skenarsitë në këtë luftë janë të gjitha ata që kanë mëkate nga e kaluara, që nuk dallon shumë nga e sotmja. Pra, e tashmja është shartuar në të kaluarën, prandaj e nesermja nuk është e sigurtë për njeriun e lirë dhe të paanshëm, Dhe, tash ish fajtorët investojnë që të dëmtohen popujtë dhe shtetët e konfliktuara në shkallë të padiktuar, madje tinzisht, në mënyrë që fajet e tyre të mbesin të dikurshme, të mbesin në hie, të harrohën fare. E hebrenjët që ishin për dhimbësuri gjatë viteve 1933-1945 sidomos në Evropë, tani po shndërrohën në një realitet që po e shlyejnë dhimbsurinë, dhe po kalojnë në një shfaqje krejtë tjetër, sa që ka zëra serioz që po artikulojnë se: “po i jipet e drejta” (!) edhe Hitlerit sepse po përkrahet Benjamin Natanjahu, “varrëmihsi i Gazës”.

Madje Natanjahu është shpallur nën hetime në BE, për “sielljët e tij ndaj palestinezëve”. Në anën tjetër palestinezët nuk e mshefin se ëndërrojnë shfarosjën e Izraleit. Pra, shtrohet pyetja lakuiriq: Për kënd punon sot politika gjermane, turke, frenge, ruse, britanike, spanjolle, italiane, arabe,kineze dhe amerikane, nëse lejohet një hollokaust i dytë. Kjo do të thot se nuk kemi mësuar asgjë nga historia. Në plan të parë, “askush nuk e din me saktësi, pse po ndodhë lufta në Gaza dhe bombardimet e dyanshme Izrale-Iran”. E do të thoja se çdo gjë dihet dhe asgjë nuk është dëshira të dihet, sepse arabët flasin hapur se: “Izraelin duhet shkatrruar”, ndersa Izraeli flet se Palestina duhet të shfaroset. Madje, flitet hapur për deportim të palestinezëve diku jashtë Lindjës Mesme. Dhe shtrohet payetja: mos vallë Rusia po i fërkon duartë për aspiratat e saj territoriale në Ukrainë dhe po e përkrah Iranin që krimet e veta të mbesin nën hie. Këtu diku pushon “dreqi” i mallkuar.

Një fakt po dihët se disa shtete të fuqishme sot po punojnë për t` u harruar e djeshmja, dhe nuk i kontribojnë fare të sotmes, sepse nuk mendojnë sa duhët punuar nesër. E vërteta, gjeneratat duhët respektohën, por më tepër duhët të investohët në ardhmëri të civilizuar-kulturuar.

Çka po ndodhë në mes Izraelit dhe Palestinës

Po mbushët gati një shekull që kombi Izraleit e ndërtoi një çati, për të cilën kishte fakte se po ndertohët në themelet që i kishte dikur. E vërteta, kombi hebre (Izraelit), është populli që ka vuajtur më së shumti në historinë e njerëzimit. Po, ka popuj që janë zhdukur, diku me fajin e tyre, e diku me fajin e të tjerëve. Por, në atë moment që kur u krijua shteti Hebre (1948), fqinjët arab hapur e kundërshtuan dhe thanë: “Do ta luftojmë deri në shfarosje, dhe, kurrë nuk do ta pranojmë si fqinjë që e kishim dikur”!

Në realitet, hebrejët janë popull i ndiekur dhe i persekutuar gjatë historisë, nga trojet e tij dhe kudo nepër disa vende të Europës, ku shkeli këmba e tyre, ku shpresonin se do të gjejnë strehim dhe një trohë bukë për mbijetesë. E, as ata vetë (Hebrenjët) nuk e dijnë si kanë shpetuar gjatë hollokaustit mbi ta. Lidhur me këtë, nëse e lexojmë historinë e tyre (dëbimi nga Spanja, bje fjala hb), edhe ashtu të shkaperderdhur, mësojmë se ky popull, kanë nxierr nga gjiri i vet mendje të ndritura dhe të respetuara, për qytetrimin. E vërteta, nga aspketi civilizues hebrenjët më shumë i kanë dhuruar njerëzimit, se sa që kanë marrë prej tij.Filozofi Baruh De Spinoza (një panteist i drejtimit racionalist), pati thënë nja dhjetë vjet para vdeksjës se: “Bota pa hebrej do të dukej më e varfur, sepse kudo që kanë shkelur kanë siellë dituri dhe virtyte të punës, në stilin e bletës, për zbulime të reja, të cilat kur gjejnë aplikacion në jetë, njeriu mendon se me ato zbulime ka jetuar prej se ekziston jeta”. Por ato zbulime nuk i japin sot të drejtë askujtë që të sillet ndaj tjetrit sikurse janë siellur të tjerët ndaj teje!

E, Arabët që ishin, janë dhe do të mbesin fqinjë të Hebrejëve, hapur patën folë e janë përbetuar më 1948 se: “Do t`i luftojmë Hebrenjët deri në shfarosje”. Kuptohet se ky “tregim”, ka rriedhur pas kasaphanës që ushtroi mbi ta Adollf Hitleri më 1933-1945. Lidhur me këtë, mund ta nxjerr konkuldimit nga lufta në mes kulturave (Fukujama) dhe lufta në me s civilizimeve (Hantingtoni) se sot është në fillim të mbarimit kapitalizmi i “kurorzuar” klasik, duke u maskuar me socializëm totalitar në stilin: “merre ose lere”, sepse “pushteti im është pa konkurencë”, por që u vërtetua se asnjeri sistem nuk siguron paqe dhe lumturi për njeriun aktiv dhe të nivelit diturisë hebreje dhe të besës shqiptare. Së këndejmi, as Ditura hebreje e as Besa shqiptare, nuk janë bërë ende koncepete me të cilat arrihet drejtë kulmit civilizues kulturor në glob, gjithnjë duke peshur me të dy këmbët në themel.Pra, tradita kurrë nuk guxon të nënçmohet sepse është ligj i natyrës, i përsosmërisë. E nëse i bashkdyzojmë diturinë hebreje dhe besën shqiptare, e nxierrim aksiomën se as nuk mundën hebrejnët, me çfardo përkrahje që kanë, ta shfarosin botën arabe, e as bota arabe ta fshijnë nga faqja e dheur popullin hebre, që ka dhuruar civilizimit shejtëror (Pejgamerë), e nobelistë, më shumë se çdo popull tjetër në glob. Po edhe një fakt nuk duhët harruar se: Bota arabe dje dhe sot, ka një gjuhë shumë të pasur që arrinë në miljona fjalë. Pra asnjë gjuhë nuk mundet t`ia grabitë vendin e parë gjuhës arabe përkah shumësia e fjalëve; pra, asnjë civilizim nuk mundet për t` ia grabitë vendin e parë për dituri botës hebreje, asnjë popull nuk mundet për t` ia grabitë shqiptarisë Besën që është e arritur në shkallën më të lartë morale për sinqeritet dhe siguri njerëzore. E në këtë akt human shqiptarët kanë dëshmuar besë e sakrificë me hebrejë gjatë Luftës Dytë Botërore. Po, kanë dëshmuar edhe humanizëm me Nënë TEREZËN famëlartë, që ka mbetë shembull unikat.

Për fat të mirë, falë përkushtimit të SHBA-s shqiptarët e Kosovës më 1999 u shpëtuan nga një hollokaust i dytë, edhe pse kampet e përqëndrimit në: Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës paralajmëronin se gjenocidi po ndodhë para syve të civilizimit, para kamerave televizive, gjenocidi ndodhi por lindi shteti shqiptar në Kosovë.

Çka nxierrim nga ky konkluzion i saktësisë. Nzierrim se do të ishte mirë që tërë atë dituri hebreje dhe atë pasuri gjuhësore arabe ta shfrytëzojë njerëzimi dhe ta përshkojë me një humanizëm të Shën NËNË Terezës, dhe të jetojmë në paqe dhe harmoni, duke nxierr mësime nga historia, duke ndërtuar infrastrukturë, që i sherben njeriut dhe për abinetin, dhe njeriut të dobishëm, pa asnjë shansë që të kthehemi parpa.Në këtë drejtim edhe shqiptarët dhe serbët duhet ta respektojnë njëri tjetrin dhe Ballkani të jetojë në paqe. Serbët e kanë shtetin e vet, shqiptarët tani i kanë dy shtete, të cilat sipas ligjit të vevtëvendosjës një ditë mund të bëhën një. Formën e atij shteti do ta zgjedhin vet shqiptarët pa asnjë imponim.

Konflikti Izrael-Iranë a mund të ndalet dhe kush është ajo forcë që e ndal?

Në shqim të parë duket se nuk mund të nxirret asgjë nga kjo luftë pa u ditur fituesi. E fitues klasik nuk do të ketë, sikurse nuk do të ketë fitues klasik në luftën Ukrainë-Rusi. Logjika ajnshatajniane, dhe besa arbërore, përkundër e nxierrin në shesh aksiomën se në luftërat e padrejta nuk ka fitues, por do të ketë shkatrrime të pariparueshme, nëse lufta (konfliki) vazhdon.

Tani mizoritë e nazizmit ndaj hebrejëve me sulmet izraelite ndaj palstinezëve civilë në Gazë, e kanë siellë buzë kompromitimit tërë atë dhimbsuri që ka pasë njerëzimi ndaj jetës “jetuar nepër kampe të Hebrenjëve fatmjerë”, destinuar enkas për ta, nga një politikë që synonte se pas shkatrrimit hebrejëve, do i shfarosi edhe ca popuj të tjerë. Në fund, “pas fitorës naziste”, propogandohej se do të mbesin vetëm Arianët, ata që janë “gjak i pastër”, me nofkën “kullturbund”! Këtë konstatim mund ta kuptojnë vetëm ata që e kanë vizituar Aushvicin, Dahaon, apo ndonjë kamp më të vogël, krejtë një pamje e dhimshme se si njeriu ndaj njeriut, mund të sillët.

Në këto pozicione politikanët mendjemdhenjë, qofshin ata: nazistë, serbianë, apo dikush tjetër duhët ta pyesin mendjën: ku është sot Pernadoria e Faraonëve; Pernadoria e Persianëve, Perandoria Romake, Pernadoria Bizantine, Pernadoria arabe, Perandoria mongole, Perandoria Osmane, Pernadoria komuniste ruse, e shumë perandori anë e mbë anë globit, të njohura e të panjohura. Shumë prej këtyre perandorive ndërtuan strehimore sa ishin në jetë, duke menduar se do të jetojnë gjithëmonë në to, por pikërisht në atë strehimore (kala -bunker) i dhanë fund jetës. Prandaj, konflikti (lufta) në mes Iranit dhe Izraleit dhe në mes Izraelit dhe Palestinës, është sot një luftë e kotë. Kjo do të thot, se jeta e jetuar kërkon më shumë se kurrë urti dhe respekt ndaj tjetrit. Madje,S. Millosheviqi dhe V. Shesheli më 1998/99 , me nënçmim dhe me mendjemadhësi theksonin se: “luftën ndaj shqiptarëve do ta fitojmë me Shoqatën e gjuetarëve”. E ku mbeti tërë ai kërcnim dhe ato mizori për të cilat në plotëni kurrë nuk do të dihet tërë e vërteta kriminale. Pra, njeriu ndaj njeriut nuk duhët të sillët si ukju ndaj deleve, sepse një ditë duke u plakur (e pleqëria nuk është smundje-hb), ujkut do t` i mbesin dhëmbët në mishin e delës, nuk do të ekzistojë më fare, por çingjat e delës do jetojnë si fitimtarë. Këtë aksiomë e ka vërtetuar historia.

Ku është Kosova në këtë kaos botëror sot?

Në bazë të fakteve që lexohën sot Kosova është para një “autogoli”, që nuk vjen nga të huajtë, por vjen nga soji i palngprishurve shqiptar, që janë pozicionuar për ta zhdukur tjetrin që nuk mendon njësoj. Kuptohet se ky soj plangprishur nuk mendon fare se me veprimin e vet antikombëtar po e ndihmon ish okupatorin e Kosovës. Për çka është fjala. Sot mund të lexoish por edhe të ndëgjoish bje fjala se: “UÇK është vënë përball një fushata denigruese, e që vegëz të sulmit e ka Çështjën e veteranëve të pambulesë”! E këta të pambulesë në tru paskanë “dëshmi” të nënshkruara. E kush i ka nënshkruar ato dëshmi pse mos të duhet dhe duhet të dihet, por duhet të dihet e hetohet çdo shkrolagji, që dikur në Kosovë ishte belagji, dhe posa shkoi në Shqipëri (kacil personai), belaja e nxuni me vetëvetën, dhe në vitët e anarkisë u largua për të jetuar në Evropë. Tash ai (ata) soji i tyre po viellin, sepse zanati i belagjisë nuk harrohet. Ky konstatim vetëm sa për faktin se mos të kujtojnë se ne të luftës jemi konvertuar në dele!

Pra, për të ardhur deri te një fakt i ngjajshëm, për ta njohur realitetin, më është dashur t` i hulumtojë fenomenin e veteranëve pas Luftës Parë dhe të Dytë Botërërore, në vendet ku është zhvilluar lufta. Kam hasur në aso të dhënash, se në ato vende ku është zhvilluar lufta kryesore, numri i veteranëve nuk ka qenë i fryrë fare. Por në atë vende, ku lufta ka filluar dhe ka kaluar lufta shumë shpejtë, numri i veteranëve është i fryrë, sa që në një vend si Serbia parafashiste, fashiste dhe neonaziste, bje fjala pas Luftës Parë dhe të Dytë Botërore ka më tepër “veteranë”, se sa që kishte banorë deri sa zgjatinin luftimet. Haset në shembuj bje fjala se në Frontin e Selanikut 1917-1918, një plakë ka marrë pension për 23 vjetë, sepse i ka dërguar dy palë çerapa për ushtri. Kësi shembujsh ka edhe në Francë, në Zvicer, në Holandë, në Rumuni, në Greqi, në Rusi, Ukrainë… më 1945. Por, nuk ka shembuj të mbulimit të biografisë duke u promovuar në Veteranë në Kosovë dhe Shqipëri. E vërteta, në Kosovë ka serbianë dhe malazezë që deri më 21 nëntor 1944 ishin në vijat e para të njësive çetnike, dhe pas kësaj date ata janë konvrtuar në “partizanë”, me amnesti- leje të Kryesisë AVNOJ-it. Por kriteriumi për shqiptarë ishte krejtë tjetër. Madje shqiptarët 1945-1989 u kualifikuan si “Ballistë” (!), e asi formacioni as që kishte në Kosovë, në kuptimin kolektiv ushtarako-politik. Tendenca pra pushonte duku tjetër, seps provohej që: “Pakica etnike shqiptare të likvidohej e tëra”. (shiqo: Vasa Qubrilloviq, Likvidacia albanske nacionalne manjine doklje traju ratne operacije, 3 XI 1944”-Likvidimi i pakicës nacionale shqiptare deri sa të zgjasin operacionet ushtarake). Ky program ka qenë në fuqi deri më 1 tetor 1997, kur ra kushtrimi për luftë fronatle kundër okupatorit serbian, me emrin UÇK. I mjeri ai shqiptar që e urrente dhe e luftonte UÇK-ën, e të atillë ka pasur, madje në shkallë të hapur, ka edhe sot.

Më 1999 kriteriumi me u promovua veteranë ishte fare realist për ata që kishin luftuar. Por ishte numri shumë i madhë i atyre që e urrenin UÇK-ën. Madje këtyre u erdhi një faktor në ndihmë sepse e larguan nga fjalori (nga shkrimet) për UÇK-n dhe në total merita për çlirim të Kosovës iu përshtat LDK-ës evolutivisht. E këtë politikë e ka nxitur edhe UNMIK edhe ca agjentura ruse që shembullin e UÇK nuk e lejonin të mbetët si model për popujtë e robëruar. Mu për këtë, u ideua Gjykata Speciale, të cilën e “themeloi” Kuvendi i Kosovës, por pastaj nuk e pyet askush “për darkë të….” Në vijim drejtuesit e LDK-ës filluan t` ia atribuojnë çlirimin e Kosovës vetëm NATO-s. E këtu flen dreqi, sepse në disa zona vërtetë numri i veteranëve është rritë, por që ata që përfituan kanë “mbulesë zyrtare” sepse i kanë nënshkrimet e disa drejtuesëve të UÇK-ës. Dhe pse mos ta themi, se më së shumti të tillë ka në Dukagjin, sepse aty është siellë e pshtiell edhe FARK-u inekzistent, sepse FARK nuk kishte në fronte. E fushata e këtyre ditëve anti UÇK, është nepër portale, ku defilojnë shumë papërgjegjësi të llojeve të ndryshme, nga ato politike deri te ato fisnore e klanore, duke i përzier edhe rreligjionet.

Po askush nuk po e çmon një fenomen se ka pasë shumë raste që vullnetarët për UÇK janë kthyer sepse nuk ka pasë armë, sepse okupatori kishte për strategji luftën frontale, e UÇK nuk e kishte atë mundësi, jo vetëm për shkak të mungesës së armatimit. Së këndejmi, mund të themi me përgjegjësi morale se Divizioni i Kuksit, bje fjala de fakto, ishte i tëri UÇK, por është filozofi në veti, se si furnizohej tërë Kosova me armatim nga kjo zonë, falë oficerëve drejtues patriotë të saj.Por, ka raste që oficerët nga Shqipëria edhe de jure ishin në UÇK. Madje, mbanin funksione dhe atyre u është ndaluar çdo beneficion i “ligjësuar” pensional!!!. Pse, sepse kanë vëndosur të papërgjegjëshmit dhe klosharët e llozës së pacifizmit dhe urrejtjës “fisnore” për heronjët e luftës vërtetë. Madje, ata që po shkruajnë, kanë marrë edhe poza të atilla, sa që po kanë hapsirë edhe të moralizojnë dhe të ndajnë “merita” sot. E kjo rrethanë vjen edhe nga kreu i OVL UÇK-ës, që nuk i pastron hesapet duke i paditur intrigantët dhe mercenarët e ish okupatorit, sepse UÇK është projekti më sublim kombëtar, është zëri dhe realiteti i çlirimit, i ndërgjegjës dhe formimit të shtetit Kosovës.

Të përfundojmë

Irani dhe Izraeli sot po i provojnë armet e luftës me kritere të zbulimit gradual. Ky fakt tregon se njeriu shumë më tepër po investon në vetëshkatrrim se sa në harmoninë e tij me natyrën dhe njerëzit që nuk janë si ai. E vërteta, rroli i BE-s në këtë luftë po vrehet se është fare i vogël, fakt ky që tregon se BE është një superfuqi ekonomike dhe diplomatike, por që ka mbetur prapa në arsenalin e organizimit të ndonjë lufte “demokratike”, sepse demokracia ka mbetur fjala e fundit e një sistemi në të cilin të varfurit po bëhën gjithnjë e më të varfur, ndërsa të pasurit gjithnjë e më të pangopshëm në pasuri. Së këndejmi as Kosova si shtet nga Evropa nuk duhet të pres angazhim të sinqertë. E kundërta, shqiptarët duhet besuar vetëm Amerikës.

E vërteta, vetëm kur të ftofën gjakrat, do të dihët se sa naive ka qenë kjo luftë në Gaza, dhe në mes Iranit dhe Izraelit. Pra shtrohet pyetja, çka do të jetë urtësi në proces që të gjëndet rruga e prosperitetit, sepse rruga e luftës është mësuar përtej nevojave kolektive popullore.

Nëse SHBA hyjnë në luftë në anën e Izraelit, a do të thot në anën tjetër se do të hyjnë në luftë në anën e Iranit: Rusia, Kina, Turqia, Pakistani, dhe kush mbetët për të siellur pajtim pastaj. BE nuk ka kapaciete për pajtim të nivelit tillë. Po, mbetët që Brazili për të shitur mish peshku të kontaminuar, si dhe India e Indonezia për të shitur banane të “kalbura”, sepse nuk i hanë lopët kur bën tepër vapë atje.Prandaj, me këtë retorikë më ngat jemi kah lufta se sa kah paqa. Demokracia, si duket ka ra në provim, sespe teokratët dhe despotët sot janë në kulmin e fuqisë finansiare, të cilën ua jep populli, e ata ia kthejnë me taksa të dyfishta, për t` u armatosur dhe për t` u dukuar më të fuqishëm, por jo më të urtë dhe më filantrop. Propozoj që shqiptarët kudo që janë të punojnë për paqe, dhe në perspektivë t` i zhvillojnë shtete e veta, tërë kombin shqiptar.

Shkrimi i kushtohët: Shën NËNË TEREZËS! Më 23 VI 2025