A do ta shpëtojë Trumpi kombin shqiptar nga sundimi kolonilal sllav në Ballkan?
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
-Kjo varet nga VIZIONI STRATEGJIK: serioziteti, disiplina, atdhedashuria, guximi, vendosmëria, dituria, sjellja, pikëpamjet, qëndrimi, bashkëpunimi, kontributi, investimi moral, material, politik, ekonomik dhe financiar; nga kredibiliteti, uniteti, mirëkuptimi dhe mirëvlerësimi i mbi “7 milionë shqiptarëve” në Ballkan dhe në mbarë botën ndaj Amerikës si shpëtimtari, miku dhe aleati kryesor , nëse duan dhe sakrifikojnë për lirinë, për pavarësinë dhe për vetëvendosjen për t’i thënë “lamtumirë” kolnializmit shekullor sllav në tokat shqiptare në Ballkan.
Së pari, derisa presidenti Donald Trump të deklarojë datën e fillimit të dialogimit të Serbisë me Kosovën në kuadrin e Bordit Paqësor Amerikan Ndërkombëtar, duhet të mbahet seanca e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe e Shqipërisë për shpalljen dhe organizmin e REFERENDUMIT TË BASHKIMIT TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË.
Së dyti, kryeministrat Albin Kusrti dhe Edi Rama, DOSJET E KOLONIALIZMIT GJENOCIDAL të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, urgjentisht (tash), duhet t’ia dorëzojnë Presidentit të SHBA-së,, Donald Trump, në mënyrë që të kërkojnë debat në shkallën më të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që kolonializmi shekullor serbomadh (1876-2026) të futet në “AMORY”-në analitik të Bordit Paqësr Amerikan Ndërkombëtar” për të konstatuar “diagnozën mjekësore” politike të së vërtetës historike dhe gjeopolitike serbosllave të pushtimit dhe të ankesimit të teritoreve të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Nëse kjo dosje nuk i dorëzohet presidentit Donald Trump nga të dy kryeministrat aktualë të qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë (Albin Kurti dhe Edi Rama), atëherë realisht Bordi Paqesor Amerikan Ndërkombëtar” me Presidentin Donald Trump në krye, do të merret vetëm me trajtimin e çështjes së Kosovës dhe të Shqipërisë Londineze (1913), pa përmendur dhe pa adresuar në tërësi problemin kolonial shqiptar (Çamëri, Iliridë, Lugina e Preshevës, Novi Pazari, Rozhajë, Plavë, Hot e Guci, Triesh, Tuz, ULqin e Tivar…etj).
-Nolens volens kjo “temë” (sipas së drejtës ndërkombëtare, është vepër penale ndërkombëtare) domosdoshmërisht, duhet të debatohet në niveln më të lat lartë të bashkësisë ndërkombëtare qoftë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, qoftë në Bordin Paqësor Amerikan Ndërkombëtar, sepse pa zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar (1876-2026), Ballkani do të ngelë një zonë e termeteve katastrofike, të shkaktuar nga Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia Vriore .
Epilogu i kësaj çështjeje të kolonializmit serbosllav nuk varet vetëm nga shqiptarët, por pikësëpari nga aleatët dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë, siç janë AMERIKA me aleatët e saj evroperëndimorë dhe me Bordin e Ri Paqësor Amerikan Ndërkombëtar, që së shpejti do të fillojë adresimin dhe zgjidhjen e vatrave neurakgjike të krizave , të konflikteve dhe të luftërave rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Donald Trump, shpresa e fundit e shkolonizimit të shqiptarëve nga sllavët e Ballkanit !
Edhe pse UNMIK-u ngriu Kosovën në “fjollën e borës” në hartën kolonialiste të Serbisë, jo më pak se 8 vjet (1999-2008), ja sot në shekullin XXI, viti 2026) agoi dita historike kur Presidenti Donald Trump Kosovën e ngriti në Flamurin e Bordit Paqësor Amerikan Ndërkombëtar si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo është vula e shtetësisë juridiko-politike dhe diplomatike e Republikës së Kosovës, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 120 shtete anëtare të OKB-së me Shtetet Bashkuaara të Amerikës në krye.
Kjo është fitorja historike e përbashkët e Kosovës dhe e Amerikës në krjimin dhe në mbrojtjen e vlerave të sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare, jo Serbia agresore dhe gjenocidale, e cila përmes “VETO-s) së Rusisë po mban Kosovën e pavarur “peng” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së !? Një ngrirje e këtillë 18-vjeçare e statusit shtetëror të Republikës së Kosovës 17 SHKURT 2008 – SHKURT 2026) nuk është as demokratike e as paqësore, por NJË VETO e imponuar e Rusisë si fuqi e madhe botërore (ndonëse e ligjshme , e sanksionuar në Kartën e OKB-së vetëm për statusin e 5 fuqive të mëdha të përhershme (Amerika, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe ).
Kjo ndodh kështu, për shkak se Këshilli I Sigurimit të OKB-së, është paralizuar nga VETO-jja e Rusisë për të zhbalancuar ekuilibrin e sistemit të marrëdhënive politike ndërkombëtare, me qëllim që të justifikojë agresionet dhe pushtmet e saj hegjemoniste ndaj Ukrainës dhe ndaj vendeve të tjera fqinje të shkëputura me forcë ushtarake për t’i zgjeruar kufijtë e humbur të Bashkimit Sovjetik (1990-2026).
Kjo doktrinë e filozofisë politike të jashtme e presidentit të SHBA-së, Donald Trump nuk është kurrfarë befasie e rastësishme, por objketiv parësor pragmatik dhe realizem historik, politik, diplomatik dhe paqësor, që bashkoi idetë dhe vizionin për krijimin e një paqeje aktive në dimensione ndërkombëtare, ku për herë të PARË në historinë dhe në praktikën e derisotme të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, do të ndihet edhe zëri i Kosovës shqiptare si themeluese dhe partnere strategjike e denjë e Bordit Paqesor Amerikan Ndërkombëtar.
Thank you very much Excellency President Donald Trump !
Një nga shkaqet kryesore, që ka ndikuar në krijimin e këtij Bordi Paqesor Amerikan Ndërkombëtar, është urgjenca e deaktivzimit dhe e veprimit, përkatësisht e zbatimit të ligjeve ndërkombëtare dhe e së drejtës ndërkombëtare, të sanksonuara në organet kryesore të Kartës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e ngutshme paqësore të problemeve dhe të konfikteve ndërkombëtare në rajone të ndryshme të bashkësisë ndërkombëare.
Para së gjithash OKB-ja, duhet ta kuptojë drejt formimin e “Bordit Paqësor Amerikan Ndërkombëtar” të Presidnetit Donald Trump, ndryshe e presin reforma të thella, pikësëpari në ndryshimin organizativ të objektivave dhe parimeve të saj si organizatë universale për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare në zgjidhjn e problemeve të ndryshme në dimensione të përbotshme (politikë, ekonomi, zhvillim, tregti, arsim,kulurë, humanizëm etj.).
Kosova në “Bordin Paqësor Amerikan”, është shansi historik i dekolonizimit serbosllav të Ballkanit
Nëse liderët politikë shqiptarë të Ballkanit (Kosovë, Shqipëri) përfitojnë nga rasti që, përmes Kosovës, të ngrejnë problemin kolonial të shqiptarëve brenda kufijve të Shqipërisë Etnike në Ballkan, sigurisht se , edhe strategët dhe drejtuesit e “ Bordit Paqësor Amerikan Ndërkombëtar”, do të dakordohen të debatojnë në këtë çështje të rëndësishme, duke qenë se nga shkolonizimi serbosllav i territoreve shqiptare varet bashkëpunimi, paqja, siguria, demokracia dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe i Evropës së sotme.
Vjosa shkriu “fjollën e borës” së UNMIK-ut të Edita Tahirit, duke e ngritur Kosovën si shtet në Bordin Paqësor të Amerikës së Presidentit Donald Trump !
Këtë ndryshim juridiko-politik dhe strategjik të kursit zyrtar të Uashingtonit, pikësëpari, duhet ta kuptojnë drejt ata aktorë të politikëbërjes së politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare (shtetet e mëdha të bashkësisë ndërkombëtare), të cilat me Rusinë në krye e kanë ngrirë statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, që nga njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, më 17 shkurt 2008, që sa më parë të jetë e mundur të bëhet ANULIMI i REZOLUTëS 1244 PËR KOSOVËN ( “Security Council Resolution 1244, June 10, 1999: https://digitallibrary.un.org/record/274488?ln=en&v=pdf)
Ndryshe, do të vijë në shprehje refroma e organizimt të Kombeve të Bashkuara (Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme…. etj.).
Faleminderit z.President Donald Trump, qe shkrive “funsotën serbe të UNMIK-ut të prezantimit JO-SHTET të Kosovës në forumet ndërkombëtare”!
-Presidenti Donald Trump, Shansi i fundit historik për zgjidhjen koliniale shqiptare në Ballkan
Vërtet. Askush nga elita politike shqiptare, as ballkanike, as evropiane e as ajo ndërkombëtare, nuk kanë mundur të parashikojnë se në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Davosit” në Zvicër, më 21 janar 2026, presidenti amerikan Donald Trump, do të dilte me ftesën, që edhe Kosva t’i bashkohej Bordit Paqesor Amerikan, ku Amerika do të luajë rolin kryesor në zgjidhjen e disa problemeve dhe konflikteve kyç ndërkombëtare, siç është para së gjithash “ konflikti i Gazës”; kriza me Iranin; problemi i Ukrainës, si dhe problemi i Ballkanit Perëndimor, për shkak të kolonizimit shekullor serbo-bizantin të territoreve pellazgo-ilire-shqiptare .
Mirëpo, me arsye frikësohemi se ky problem i shkolonizimit të Ballkanit nga Serbia, Greqia, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi, do të jetë më i vështirë sesa zgjidhja e çështjes së Gazës, duke qenë se në Gazë të dy palët ndërluftuese po kërkojnë debat-zgjidhje paqësore të këtij problemi. Këtë zgjidhje të Gazës me zgjidhje paqësore po e kërkojnë, edhe shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare, duke prir nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në favor të së cilës Presidenti Donald Trump shpaloi Flamurin e “Bordit Paqësor Amerikan Ndërkombëtar”, me ç’rast në mënyrën protokollare solemne ftoi edhe Republikën e Kosovës.
Pse politika dhe diplomacia shqiptare po hesht problemin kolonial të shqiptarëve në Ballkan? !
Pse, as në Prishtinë, as në Tiranë, as në Shkup, as në Athinë, as në Beograd, as në Podgoricë e as në Sarajevë, askush nuk po kërkon nga Presidenti Donald Trump, përkatësisht nga Uashingtoni zyrtar, që të shtrojnë këtë çështje për debat qoftë në ndonjë konferencë rajonale, evropiane, në kuadrin e Këshillit të Sigurimit apo të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të ishte vendi më i merituar për trajtimin e zgjidhjes së dekolonizmit të territoreve të Shqipërisë Etnike (duke përfshirë me theks të posaçëm edhe Kosovën e pavarur dhe sovrane).
Këtë ftesë me përmbajtje të mrekullueshme poltike dhe diplomatike, me karakter të thellë gjeopolitik, gjeostrategjik dhe gjeoekonomik ndërkombëtar në favorin e mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës, e para nga kryeliderët poltikë të Ballkanit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e vlerësoi lart me këto fjalë: “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-në në misionin për një botë më të sigurt, Qëndrojmë si aleat i palëkundër i SHBA-së, ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.” (deklaroi në Facebook, presidentja Vjosa Osmani).
Jo retorikë ekzagjeruese, por drejtësi dhe paqe dekolonizuese edhe për shqiptarët në Ballkan
Duke qenë se Presidenti Donald Trump valviti Flamurin e Bordit Paqësor Amerikan në Davos të Zvicrës, më 21 janar 2026, kjo gëzoi mbarë popujt liridashës paqësorë dhe demokaratë anembanë globit tokësor, sepse është garanci e ligjshme juridike ndërkombëtare bazuar në frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, ku liria, paqja, stabiliteti dhe sguria janë ndër vlerat kryesore të sigurisë dhe paqes kolektive të sistemit të marrëdhdënieve politike ndërkombëtare.
Së më sipër, vetëm REFERENDUMI mbarëkombëtar shqiptar, do t’ia hapte “portën triumfale” presidentit Donald Trump, që PROBLEMIN KOLONIAL SHQIPTAR TË PAQZGJIDHUR ta sillte në “rend dite” të DEBATIT Të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe siç ka vlerësuar i ndjeri Akademik Prof.Dr.Mark Krasniqi (i cili tër jetën dhe tërë veprën shkencore ia ka dedikuar çlirimit,pavarësimit, bashkimit dhe përparimit të kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, edhe si pedagog Universiteti, edhe si shkencëtar dhe, edhe si lider politik): “ Serbia shfarosëse e shqiptarëve nuk do të heqë dorë nga zhdukja sistematike dhe institucionale e popullit shqiptar nga trojet e tij etnike shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid dhe masakra me përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (Mark Krasniqi, “Kosova Sot”, Peticion i lexuar në Pralamentin Belg në Bruksel kundër politikës gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1992).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
