
Lexoni edhe:
BE-ja tani ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është më e balancuar
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Pesë vite më parë, Vjosa Osmani, e dalldisur pas pushtetit, i vuri flakën LDK-së për postin e presidentes; sot është e gatshme t’i vë flakën buxhetit të shtetit për ta dërguar vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën e rizgjedhjes në njërin nga dy postet më të larta shtetërore. Marrëveshjet politike në Kosovë janë më shumë instrumentale dhe të përkohshme për interesa personale sesa të bazuara në parime dhe besim afatgjatë, ku gjithnjë nga kjo kulturë e mbrapsht politike përfitojnë karrieristët dhe lakmitarët e parasë së pistë!
BE-ja tani ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është më e balancuar
Lexoni edhe:
-Të tillët nuk e kanë hallin e shtetit dhe as të qytetarëve!
Se kush kë e “tradhtoi” më shumë, e ardhmja e afërt do ta tregojë njëmend të vërtetën!
Në rrethanat e krijuara pas thyerjes së madhe mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, presidentja në largim në asnjë variant nuk do t’i siguronte 80 vota në Parlament!
Sikurse edhe më parë, edhe kësaj radhe, kriza për presidentin u krijua artificialisht nga Vjosa Osmani për të justifikuar shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja!
Dekreti antikushtetues i Vjosa Osmanit është dhunim i demokracisë parlamentare, përkatësisht i votës së lirë të qytetarëve (mërgimtarëve) që i dhanë besimin edhe për një mandat qeverisës Albin Kurtit!
Raportet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka kohë që ishin përkeqësuar! Edhe pse e mbajtur në heshtje, bashkëpunimi institucional mes tyre ishte rrënuar pothuajse tërësisht.
Kështu, shumë shpejt, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si dy figura të shpresës së madhe, u kthyen në zhgënjim për elektoratin, që i besoi ndryshimit të kursit qeverisës në vendin tonë!
Vjosa Osmani u largua nga LDK-ja jo për parime politike, por për ambicie pushteti, të cilën Albin Kurti dhe LVV e mbështetën fuqishëm që të zgjidhet presidente e shtetit.
Pra, presidentja ishte “produkt politik” i Albin Kurtit e jo i votës së qytetarëve!
Por, çfarë ndodhi pas hyrjes së Vjosës në Presidencë?!
Vjosa Osmani, ani pse me kompetenca të kufizuara, filloi të sillej si e gjithëpushtetshme dhe autonome në veprimet e saj, duke aktruar para ndërkombëtarëve si e pavarur në raport me qeverinë e Albin Kurtit!
Një sjellje e tillë është e papranueshme në një republikë parlamentare, e aq më tepër në raport ndaj atij që të ka vendosur në pozitën më të lartë shtetërore!
Kështu, presidentja me kompetenca të kufizuara ekzekutive, tentonte të paraqitej me peshë në politikën e jashtme në kundërshtim me politikat e qeverisë!
Kur i erdhi fundi i mandatit politik, mbeti e zhgënjyer në partinë e Albin Kurtit që nuk ia siguroi votat e nevojshme në Kuvend!
Vjosa Osmani, e gjendur para kësaj situate, e shfrytëzoi një instrument politik për shpërndarjen e Kuvendit, vendim të cilin e pezulloi Gjykata Kushtetuese deri më 31 mars 2026!
Në fakt, kjo ishte një tendencë për hakmarrje ndaj Albin Kurtit, për ta rrëzuar Qeverinë në formën e një puçi politik pa u konsumuar votimi në Kuvend për Presidentin!
Deri në vendimin përfundimtar të Kushtetueses, e kemi Albin Kurtin me legjitimitetin më të lartë elektoral që nga paslufta dhe e kemi Vjosa Osmanin me legjitimitetin kushtetues të presidentes me ditët e numëruara!
Tashmë presidentja nuk e ka më mbështetjen politike të Albin Kurtit, për të cilin Vjosa Osmani është produkt i konsumuar dhe e larguar plotësisht nga agjenda e tij politike!
Ky ‘divorc politik’ në heshtje e ka detyruar Vjosa Osmanin t’i kthehet hijes së ‘qershisë së djegur’ pesë vite më parë nga ana e saj!
Vjosa Osmani, edhe po t’i kërkojë ‘qershitë e lagura’ nën hijen e trungut të djegur, nuk i gjen dot!
Ky është fundi politik i një presidenteje, e cila nuk do ta ndihmojë LDK-në dhe as veten e saj! ADIO Presidencë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".