
Lexoni edhe:
Kosova synon fitore kundër Luksemburgut, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin 2023
Xhudistët mund t’i sjellin Kosovës medaljet e radhës, ku prej 18-20 shkurt në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet Grand Slami i xhudos.
Vendin tonë e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg). Ajo garon sot (e enjte), ndërsa Gjakova dhe Fazliu të premten.
Derisa Majlinda e Akili, po synojnë të marrin sa më shumë pikë olimpike për renditje më të mirë në top-10, Laura po synon të bëhet xhudistja e gjashtë me normë për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë. Iu urojmë fat dhe suksese ekipit tonë me në krye përzgjedhësin, Driton Kuka.
(Kosova Sot Online )