
Lexoni edhe:
Milani do fitore për t’ju afruar Interit
Në mungesë të interesimit nga Suedia, Selmani vendos ta zgjedhë Kosovën.Ylli i Hammarby, Astrit Selmani, ka thënë se akoma nuk ka marrë ftesë formale nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta përfaqësuar ekipit kombëtar të Kosovës por e pranon se është pajisur me pasaportë kosovare, në mungesë të interesimit nga Suedia. I lindur në Malmo para 23 vjetëve, Selmani ëndërron të luajë për një ekip kombëtar dhe është në mes të Kosovës dhe Suedisë.
Milani do fitore për t’ju afruar Interit
Lexoni edhe:
Derisa atdheu i prindërve të tij, Kosova, ka shfaqur interesim për të, Selmani e pranon se ende nuk ka dëgjuar për ndonjë interesim nga Suedia për shërbimet e tij.
Selmani – i cili e ka shënuar një gol në tri ndeshje në Kupën e Suedisë për klubin pronar i të cilit është Zlatan Ibrahimovici i Milanit – ka treguar për mediat suedeze se është pajisur me pasaportë kosovare pas interesimit të verdhekaltërve për shërbimet e tij.
(Kosova Sot Online )