Paralajmërime të frikshme për sulme terroriste gjatë Kupës së Botës në Katar

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 10:43
 Paralajmërime të frikshme  për sulme terroriste gjatë Kupës së Botës në Katar

Adhuruesit e sportit tw futbollit janë të shetësuar  gjithndej nëpër botë, pas raportimeve në media lidhur me  problemet nuk kanë të ndalur,  kur bëhet fjalë për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar, nje eveniment sportiv q⌂ paralajmërohet të rrezikohet edhe nga sulmet terroriste.  Përkrah organizatave për të drejtat e njeriut, një tjetër kërcënim arrin nga përkrahësit e Shtetit Islamik, të cilët kanë bërë thirrje për sulme terroriste gjatë Kupës së Botës. E përditshmja spanjolle “La Razon” zbulon se ndjekësit e ISIS po e përdorin rrjetin social Telegram për ta bërë të ditur se gjatë Kupës së Botës ata duan t’i sulmojnë vendet që i përkasin Koalicionit Global për ta mposhtur ISIS-in, raporton "Kosova Sot Online ".

Ata kërkojnë akte të dhunshme dhe Botërorin e shohin si një mundësi të artë që ju ka dhënë atyre për t’i sulmuar “vendet armike” në një periudhë të afërt dhe të shkurtër. Terroristët i kanë shënjestruar vendet si Belgjika, Kanadaja e Franca, edhe pse këto nuk janë konsideruar si vendet e vetme potenciale për t’i sulmuar. Ndër të tjera, terroristët nuk ju referohen sulmeve ndaj ekipeve kombëtare, por ndaj tifozëve që do të jenë prezentë në vendin arab gjatë turneut. Objektivi i parë do të jenë vendet që janë pjesë e Koalicionit Global për ta mposhtur ISIS-in, kurse ai i dytë në listë u përket tifozëve të kombëtareve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. 

(Kosova Sot Online )