Loredana “lakmon” këtë çift të njohur

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 14:37
Loredana “lakmon” këtë çift të njohur

Është pikëpyetje nëse Loredana vazhdon të jetë beqare, apo është rikthyer në krahët e reperit Mozzik me të cili edhe ka një vajzë.

Së fundi në media ka qarkulluar një video ky dyshja shihen së bashku, ndërsa edhe shumë detaje të tjera kanë bërë fansat e tyre të mendojnë se ata tashmë janë përsëri bashkë, por vazhdojnë të heshtin lidhur me këtë.

Megjithatë, Loredana nuk e fsheh se dëshiron të ketë në jetën e saj një partner dhe një dashuri si ajo e çiftit të njohur amerikan, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.

Këta kanë pozuar për revistën e njohur “Vogue Italia” në një fotosesion mjaft intim, ndërsa një nga këto imazhe Loredana e ka postuar në InstaStory.

Duke mos shkruar asgjë sipër fotografisë, Loredana la të kuptohet që është një adhuruese e çiftit dhe dashurinë së tyre.

(Kosova Sot Online)