Diçka po zien Albani dhe Arilena!

  • G.G /
  • 03 dhjetor 2020 - 10:15
Diçka po zien Albani dhe Arilena!

Me fotot krah njëri-tjetrit Alban Skënderaj dhe Arilena Ara kanë zbuluar se do të vijnë shumë shpejt me një projekt të ri muzikor.

Arilena ka publikuar një foto me Albanin në natyrë, ku shfaqen duke ecur të dy, shoqëruar me këtë tekst: “A i sheh rreth teje bukuritë?”.

Dyshja e këngëtarëve ka treguar edhe titullin e këngës nën hashtag, i cili do të jetë “A i sheh”.

Skënderaj dhe Ara nuk kanë zbuluar një datë se kur do ta sjellin këngën, por kjo pirtet të bëhet e ditur në javët në vazhdim.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve.

(Kosova Sot Online)