Vetëm 8 vjeç, vajza e Beyoncé-s nominohet për çmim “Grammy”

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 10:20
Vetëm 8 vjeç, vajza e Beyoncé-s nominohet për çmim “Grammy”

Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin “Grammy”.

Një burim tha për “People” se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, prandaj, me sa duket ky është vetëm fillimi për Blue Ivy-n.

Ndërkohë Beyonce në një intervistë për “Vogue”, tregoi se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vajzën kur vjen puna te festimi i arritjeve të saj.

“Kur i them që jam krenare për të, ajo më thotë që është krenare për mua dhe që po bëj një punë të mirë. Është kaq e ëmbël. Ma shkrin zemrën. Mendoj që mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët është të jesh ti shembulli”,- tha Beyonce.

Në fillim të këtij viti, Blue mori nominimin e saj të parë për çmimin “BET”, ku fitoi. Gjatë verës, ajo mori çmimin e shquar të duelit/grupit për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl“.

Beyoncé gjithashtu fitoi gjashtë çmime gjatë natës, përfshirë çmimin si: artistja femër e jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)