Drake jep lajmin e hidhur pas operacionit të vështirë

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 15:32
Drake jep lajmin e hidhur pas operacionit të vështirë

Drake ka dhënë një lajm të hidhur për adhuruesit e tij. Reperi kanadez ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë “Certified Lover Boy” pas një dëmtimi serioz në gju dhe operacionit pasues. “Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit,” shkroi ai.

“Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar.”, shtoi më tej reperi. Megjithatë, krijuesi i hitit “The Laugh Now Cry Later” siguroi fansat se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti. “Unë pres që ta ndaj me të gjithë në 2021,” tha ai. 

(Kosova Sot Online)