Rita Ora drejt ndarjes me të dashurin

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 17:11
Rita Ora drejt ndarjes me të dashurin

Në korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik. Para disa muajsh u raportua se gjërat mes tyre ishin bërë familjare, sepse Rita dhe Romain u panë në një kafe me motrën e këngëtares, Elena Ora.


Mirëpo duket se gjërat mes çiftit nuk po shkojnë ashtu siç ishte parashikuar. Daily Mail raporton se Rita dhe Romain po kalojnë një krizë në çift dhe shkak është bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.

Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

Image

“Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat. Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tendosura pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se Rita dhe Romain ishin fejuar, sepse këngëtares i ishte parë një unazë në gishtin e fejesës. Mirëpo më vonë këto aludime u hodhën poshtë, pasi Ora nuk u shfaq më në publik me unazën.

(Kosova Sot Online)