Rita Ora e 'hallakatë' Australinë

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 20:54
Rita Ora e 'hallakatë' Australinë

Qeveria Australiane ka pranuar kritika të shumta për faktin se e ka lejuar hyrje e Rita Orës në këtë kontinent, pavarësisht mbylljes së kufijve të shtetit.

Ora e cila do të marrë pjesë në shoun muzikor “The Voice Australia”, si anëtare e jurisë, aktualisht është duke i kaluar 14 ditët e obligueshme në karantinë, në një hotel luksoz të Sidnejit.

Sidoqoftë, anëtarët e opozitës nga Partia e Punës e kanë kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë, për ta lejuar Rita Orën të hyjë në këtë shtet, derisa shumë qytetarë australianë ende po e kanë problem të kthehen në vendlindje.

Besohet se këngëtarja me prejardhje kosovare, ka udhëtuar drejt Australisë e shoqëruar me një ekip të madh njerëzish.

Për “The Guardian”, Kristina Kenneally, zëdhënëse e punëve të brendshme për opozitën, citohet të ketë thënë: “Rreth 40 mijë australianë janë Akoma të bllokuar jashtë shtetit. Çdo person i famshëm që e zë një vend në karantinë, nënkupton një vend që i mohohet një australiani të bllokuar larg familjes, për shkak të kësaj pandemie.

Ajo gjithashtu e kritikoi kryeministrin e vendit, Scott Morrison, duke thënë se “ky është një shembull tjetër i tij, duke e braktisur popullin Australian”.

(Kosova Sot Online)