Bleona Qereti i rrëzon përtokë të gjithë me bukurinë e saj

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 21:13
Bleona Qereti i rrëzon përtokë të gjithë me bukurinë e saj

Ylli i muzikës Bleona Qereti, si përherë vazhdon të jetë në formë dhe  me linja për t’u pasur zili, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja ka gjithmonë një mënyrë për ta tërhequr publikun dhe për t’ia marrë zemrën.

Image

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogaritë sociale, ku është shfaqur tejet seksi dhe e veshur me shumë stil, saqë i ka rrëzuar përtokë të gjithë me bukurinë e saj.

Fotografitë e saj marrin mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Image


Përveçse këngëtare, Bleona ka sfiduar veten edhe në aktrim: Në vitin 2012 me një paraqitje në një episod të "True Justice" të Steven Seagal. Në 2017, ajo zbarkoi një rol së bashku me Dolph Lundgren në "Dead Trigger". Një vit më pas, Bleona u shfaq në filmin "#211", krahas aktorit Nicolas Cage. Bleona shfaqet si Nova në serinë e "Paper Empire" që do të jetë dhe roli i saj i parë i madh së bashku me Wesley Snipes, Denise Richards, Robert Davi dhe Anne Archer.

Image
Image

(Kosova Sot Online)